E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia – Greqia (18:00)

Bashkë-nikoqiri Polonia nuk ka probleme me lëndime, derisa përgatitet për ndeshjen hapëse të Euro 2012 kundër fituesit të befasishëm të garës tetë vite më parë, Greqisë, në kuadër të Grupit A.

Lukasz Piszczek, Jakob Blaszczykowski dhe Robert Lewandowski pritet të aktivizohen nga fillimi. Por, edhe Greqia është shëndosh e mirë dhe pritet të luajë në formacionin 4-3-3. Mesfushori Sotir Ninis ka qenë në dyshim, por është deklaruar i gatshëm dhe në dispozicion.

Por, ai nuk pritet të startojë nga fillimi. Dimitris Salpingidis favorizohet për krahun e djathtë të mesfushës. Polonia dhe Greqia janë takuar mes vete në 15 raste. Polonia dominon me bilanc prej 10 fitoreve, dy barazimeve dhe vetëm tri humbjeve.

Formacionet e mundshme

Polonia: Szczesny: Piszczek, Wasilewski, Perquis, Boenisch, Murawski, Polanski, Blaszczykowski, Obraniak, Rybus, Lewandowski

Greqia: Chalkias, Torosidis, P'thopoulos, P'dopoulos, Holebas, Karagounis, Katsouranis, Maniatis, Salpingidis, Gekas, Samaras.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›