Sharapova avancon në finale

Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka avancuar në finalen e “French Open”, pasi ka mposhtur sfiduesen çeke, Petra Kvitova.
Loja ka përfunduar me rezultat 6-3 6-3. Në finalen e së shtunës në Paris, Sharapova do të përballet me italianen Sara Erani.
Gjysmëfinalja për meshkujt do të përballë serbin Novak Gjokoviç me zviceranin Rozher Federer, si edhe spanjollët Rafael Nadal dhe David Ferer.