E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis-Rolan Garos Nadal u kualifikua ne gjysmefinale

Katër ndeshje të shkëlqyera u luajtën në “Rolan Garos” dhe e papritura ndodhi vetëm një herë. Së pari, kampioni i meshkujve, Rafael Nadal nuk e pati aspak problem të fitonte 3-0 me sete ndaj patriotit të tij spanjoll, Nikolas Almagro, dhe të arrinte në gjysmëfinale. Numri 3 i botës dhe numri 2 i turneut fitoi me vështirësi setin e parë 7-6, por pastaj rriti nivelin e lojës për të fituar dy setet e tjerë 6-2 e 6-3. Kjo ishte fitorja e 50-të e Nadalit në Paris, me vetëm një humbje të pësuar.
Në çerekfinalen e fundit të meshkujve, britaniku Andi Marrej u zu në befasi nga spanjolli i fortë, David Ferrer. Numri 4 i botës humbi setin e parë 4-6, fitoi të dytin 7-6, por pastaj ishte numri 6 që fitoi setet e tjerë, madje lehtësisht 6-3 e 6-2.
Në gjysmëfinalet e meshkujve do të ndeshen Gjokoviç e Federer dhe Nadal e Ferrer.
Tek femrat, Maria Sharapova fitoi pa asnjë vështirësi ndaj estonezes-surprizë, Kaia Kanepi. Tenistja ruse fitoi setet 6-2 e 6-3 duke treguar formë të shkëlqyer dhe është tani favorite për të marrë trofeun e madh në kryeqytetin francez. 
Rusja e shkëlqyer do të luajë në gjysmëfinale me tenisten çeke, Petra Kvitova. Kjo e fundit mundi në një betejë të fortë kazaken Jarosllava Shvedova duke iu dashur 3 sete.
Kampionia e Uimbëlldonit fitoi 3-6, 6-2 e 6-4 dhe arriti për herë të parë në gjysmëfinalet e “Rolan Garosit”, ndërsa Shvedova u largua me kokën lart, pasi u paraqit shkëlqyeshëm duke qenë numri 142 në botë.
Në gjysmëfinalen tjetër të femrave do të ndeshen australiania Samanta Stosur dhe italiania Sara Errani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›