Njësia nr 8 përmbyll minikampionatin, shpërblim skuadrës fituese

Projekti më i ri i Minibashkisë në njësinë nr 8 në kryeqytet mbërrin në fundin e saj në finalen e minifutbollit për Kupën "Zemra e Tiranës" ku është zgjedhur dhe ekipi fitues, i cili është shpërblyer me 1 mijë euro.
Kreu i asamblesë së PS-së në njësinë 8, Ervin Bushati, është shprehur se cmimi i vërtetë dhe vlera më e madhe në këtë aktivitet është harmonia që krijohet në këtë komunitet.
Ky aktivitet ka qenë një projekt, i cili për një muaj me radhë ka vënë përballë 32 ekipe në minifutboll, dhe rreth 300 të rinj janë bërë pjesë e këtij aktiviteti argëtues, ku disa kanë fituar dhe humbur, por ajo që është më e rëndësishme kanë luajtur dhe janë argëtuar në këtë kampionat minifutbolli.