E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA SPORT: Allmuca, i miri i javes 18. TOP-11

Mesfushori Igli Allmuca i dhuroi Dinamos fitoren e cmuar 2-0 në Kavajë në transfertën e vështirë me Besën, duke ruajtur njëkohësisht edhe pathyeshmërinë jashtë kryeqytetit në nëntë takimet e zhvilluara. Ish-lojtari punëtor i Tiranës (sezonin e kaluar) shënoi dy gola kundër Besës duke i siguruar tri pikë të arta. Për 26-vjecarin, një prodhim i shkollës së Partizanit, ky ishte goli i tretë i tij në këtë sezon dhe dopieta e parë historike. Allmuca shfrytëzoi mjeshtërisht një gabim të mbrojtësit të Besës, Zekeria Ramadani duke kaluar në avantazh Dinamon në minutën e 49-të, për ta dyfishuar sërish rezultatin gati 40 minuta më vonë, në të 86' duke shkatërruar Besën e Sulejman Starovës. Allmuca ne fushen e blerte per 90 mintua ka qene nje lider i vertete dhe blute i jane falur djaloishri te ri per te ruajtur kreun e tabeles. Allmuca edhe ne kete ndeshje ka treguar si di te beje diferencen jo vetem te jete nje mesfushor punetor, por edhe te kthehet ne nje shenues duke sfiduar keshtu sulmuesit dhe duke bere qe most e ndihet largimi ish-sulmuesit Sabino Plaku. Allmuca me kete dygolesh te shenuar tashme ka dhene sinjale te qrat se trajneri i kombetares Ari Han duhet te hedhe veshtrimin edhe nga Dinamo aty ku elemenet cilesore nuk mungojne pavarisisht se Allmuca nuk luan jashte vendit
Trajneri me i mire i javes
Vasil Bici eshte padyshim edhe trajneri i javes se 18. Lezhjani, i cili karrieren si trajner e ka isiur ne ekipin e tij te lindjes, Beselidhjen, ka arritur qe me Kastriotin te marre nje fitore mese te merituar ndaj Vllaznise se Mirel Joses, nje fitore e cila erdhi ne fushe asnjanese dhe tashme ka ngjitur Kastriotin ne shkallet ne renditje, Bici eshte padyshim edhe arkitekti i ketij Kastrioti pavaresisht elementeve qe ka sjelle kjo skauder ne merkaton dimerore. Lezhjani, i cili ne te shkuaren ka drejtuar me sukses Shkumbinin, Vllazine, Besen, Beselidhjen dhe Dinamon po tregon se eshte nje trajner teper i rendesishem ne superligen shqiptare. Bici meriton noten 10 dhe kete jave ka sfiduar edhe Agim Canajn pavaresisht se ky i fundit ka ndertuar nje Dinamo per titullin kampion dhe nuk njeh humbje prej pese javesh radhazi. Bici nje vit me pare pati meriten kur kaloi Besen ne finalen e Kupen e Shqiperise por nuk mundi te ngreje trofeun pasi u largua nga presidenti Bizhdili. Ne Peqin ka pasur vetem suksese me ekipin e Shkumbinit, me Dinamon po keshtu dhe tani lezhjani me ekipin e Kastriotit ka treguar se eshte nje strateg I vertete. Bici te kastrioti mori drejtimin e kesaj skuadre pas doreheqjes se ish trajnerit Ramazan Ndreu,. Po drejton nje ekip me merite duke pare qe Kastiroti eshte e vetmja sksuader e Superliges, qe ndeshjet nuk i luan ne shtepi pasi nuk ka stadium dhe stervitjet i zhvillon ne kushte te veshtira madje shpesh here vjen edhe ne Tirane per tu stervitur.
Ndeshja me e bukur e javes
Ndehsja me e bukur e javes se 18-te te Kategorise Superiore eshte padyshim sfida e zhvilluar ne "Qemals Stafa" mes Tiranes dhe Elbasnait. Kjo sfdie ka dhuruar plot kater gola ne total, ku miqte nga Elbasani kane kaluar dy here ne avantazh. Tirana nuk eshte se ka qene ne diten e saj me te mire por fal kundeshtaririt kjo ndeshje ka qene me emocionuese. Dy golat per bardhblute jane shenuar nga nje ish per Elbasanin, Klodian Duro. Ne fund 90 minutat emocionuese jane mbyllur ne barazim duke kenaqur me teper miqte, por ajo qe fitoi pas ketij barazimi ka qene futbolli ne nje duel mes dy ekipesh te njohura.
E vecanta e javes
Arben Minga do te mbetet I paharuar. Ish- legjenda e Tiranes dhe ekipit tone kombetar eshte kujtuar ne nje vjetorin e ndajres nga jeta. Sulmuesi qe do te mbahet mend per golin e shenuar ndaj Belgjikes ne ate 2-2 historik ne kete stadium, eshte kujtuar nga tifozet bardheblu. Magjia e Minges mbetet perseri ne klubin Tirana, por edhe futbollin shqiptar. Qe prej nje viti futbolli yne kombetar ka humbur nje njeri te madh nje kampion te vertete, Arben Mingen.
Tifozeria me e keqe
Ne Vlore nuk eshte luajtur vetem futboll, por edhe loje luftash. Kjo jave ka njohur edhe tifozeirne me te keqe te saj, nje sjellje e pahishme per djepin e brezave te rinj ne futbollin shqiptar, Vloren e famshme te Rucit Cipit, apo edhe Kushtes. Pervec barazimit ndaj Shkumbinit, Flamurtari ne kete ndeshje ka humbur edhe tifozerine model te tij.
Formacioni me i mire i javes 18
Kotorri, Vincentic, Karcev, Bizhyti, Ahmataj, Allmuca, Duro, Dhembi, Pollozhani, Rizvanolli, V.Mile

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›