Polonia me Teatrin Nikoli Krakov
21/07/2010 Në natën e tretë në Kalanë e Lëkursit në Sarandë, pantonima muzikore e kompozitorit polak, Frederik Shopen ka mbledhur jo vetëm publik profesionist, artistë dhe aktorë, por dhe turistët e shumtë të këtij qyteti bregdetar duke kaluar një nga mbrëmjet më romantike në ditët e festivalit ndërkombëtar të teatrit të Butrintit. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes dhe shpalljes nga UNESKO si viti i Shopenit. “Nikoli Theatre” nga Krakov i Polonisë, ka performuar nën regjinë e Nikolai Veprev.
“Nata Shopeniane” është një shfaqje e influencuar nga muzika a kompozitorit të madh, Frederic Chopin, dhe konsiderohet si një perlë e kulturës evropiane. Skena e shekullit të 19 i rishfaq spektatorit një botë plot shkëlqim nga muzika e Frederic Chopin. Kjo botë romantike ndërlidhet me kontemporanen duke treguar një fuqi tepër krijuese, e cila mbetet e gjallë dhe inspiruese. Kërcimi luan një rol tepër të veçantë në këtë performancë, duke u bërë një pjesë e pandashme dhe integruese me muzikën.
Spektakli tregon periudha të ndryshme jete, duke filluar që në momentin e ardhjes në jetë të këtij krijimi të mrekullueshëm dhe duke mbaruar në një udhëtim melankolik. Muzika e Shopenit nuk mbaron me vdekjen e tij. Ajo jeton deri më sot.
“Nata Shopeniane” është një performancë pantonimike dhe ka një koncept personalizues skenik të frymëzuar nga jeta dhe muzika e kompozitorit polak.
Kjo shfaqje karakterizohet nga një kostumografi unike dhe skenografi shumëngjyrëshe dhe plot dritë. Skena e Teatrit të Nikolit shfaq dukshëm idenë se muzika e Shopenit është akoma dhe do të mbetet një inspirim për shumë artistë modernë.
Teatri Nikoli është themeluar në Kiev, Ukrainë, në vitin 1990, nga Mikołaj Wiepriew, një regjisor dhe aktor rus. Ky teatër ka vazhduar më pas në Cracow, në Poloni që nga viti 1992. Ai organizon shfaqje të shumta dhe workshope në Poloni e më gjerë. Teatri Nikoli ka marrë pjesë në Festivale Teatrore Ndërkombëtare, si në Moskë, Francë, Gjermani, Angli, Austri, Suedi, Ukrainë, Portugali, Skoci, etj.
Dje “Romeo dhe Zhuljeta”
The National Opereta Theatre “Ion dacian” e Bukureshtit, me muzikal “Romeo dhe Zhuljeta”, i krijuar nga Gerard Presgurvic dhe i bazuar në veprën e Shekspirit, e dhënë si Premierë më 19 janar në vitin 2001, në Paris, me një evolucion spektakolar, “Romeo dhe Zhuliet” është vendosur në skenat e Kanadasë, Londrës, Amsterdamit, Budapestit, Moskës, Vjenës, Seulit, dhe Taipeit, duke u përkthyer në shumë gjuhë të botës, midis të cilave edhe në Flemisht, Anglisht, Hungarisht, Rusisht dhe Gjermanisht. Në Hungari, muzikali është dhënë për herë të parë në vitin 2004 dhe akoma ka mbetur në repertor, duke gëzuar po të njëjtin sukses, me bileta të shitura shumë muaj përpara. Deri tani, show është parë nga më shumë se 5 milionë spektatorë dhe janë shitur më shumë se 7 milionë kopje të albumeve.
Kur është dhënë premierë, në prill të 2009, “Romeo & Zhuliet” ishte muzikali i parë pop-rrok i luajtur nga një Institucion Teatrot Profesional në Rumani dhe kështu u bë pjesë e fenomenit që mrekulloi audiencën në gjithë këto vende. E bazuar në historinë e famshme të dashurisë të Shekspirit, “Romeo & Zhuliet”, ajo përfaqëson dy të rinj, të cilët përjetojnë një dramë universale, e cila prek publikun nëpërmjet ritmit pop-rrok dhe lirikës së pafundme. Prodhimi i këtij muzikali është bashkëpunimi i dytë me Teatrin Operetë ne Budapest (pas “Vejushës së Gëzuar”), dhe kjo është pjesë e programit të Operetës së Hapur, e cila implikon një partneritet afatgjatë me Institucione të Huaja, duke përjetuar ndryshime dhe Rezidenca Kulturore.
Shkëlqim Kokonozi vetëm në “DidArt”
Piktori i njohur Shkëlqim Kokonozi vjen me një ekspozitë personale në galeri “DidArt”. Pas disa ekspozitave të përbashkëta të suksesshme, Shkëlqim Kokonozi ka vendosur tu flasë më vete artdashësve. Ai prezantohet me 14 punë në gjininë e peizazhit, portretit dhe kompozimit, të realizuara në vaj në kanavacë. Kokonozi njihet për stilin e tij të veçantë në realizimin sidomos të portreteve, ku figura vjen e abstraguar dhe shpreh një pikëvështrim ndryshe të autorit. Të 14 pikturat janë të realizuara gjatë vitit 2010 dhe prezantohen për herë të parë për publikun. Ekspozita hapet sot, më 21 korrik dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 10 gusht.
Muzika “evropiane” në Durrës
“Natë evropiane”. Është quajtur kështu koncerti i mbajtur natën e djeshme në Durrës Këngëtarë nga Franca, Greqia, Portugalia, Shqipëria dhe Kosova “sollën tek ne një pjesë të Evropës”.
Me repertor të zgjedhur dhe këngëtarë profesionistë interpretuan artistë si: Ramona Tullumani nga Shqipëria, Sanie Matoshi nga Kosova, Aina Guash nga Franca, Anais Frager nga Greqia, Rakel de Karvalu nga Portugalia, ndërsa ishte i ftuar edhe violinisti Lorenc Radovani e të tjetër artistë. Koncerti u luajt me profesionalizëm nga orkestra Kamerata e Tiranës.
Dirigjent dhe pianist i koncertit ishte Genc Tukiçi, i cili ishte edhe përpunuesi i shumë pjesëve. Gjithashtu për koncertin kontribuoi edhe Edmond Zhulali dhe Robert Radoja.
Ideatori i këtij koncerti ishte producenti Edmond Tullumani. “Natë evropiane” u organizua nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë prof. dr. Sali Berisha me mbështetjen e MTKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kosovë. Koncerti kishte si synim “përcjelljen e një mesazhi shumë të rëndësishëm, atë të hapave të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane”.