Polonia pritet të zbulojë statujen gjigande në nder të Papa Gjon Pali II
Poloni- Polonia është e vendosur të zbulojë një statujë gjigante të Papa Gjon Pali II, e thënë të jetë më e lartë dedikuar një ish-pape kudo në botë.
BBC-ja raporton se statuja peshon pesë ton, 13.8 m e punuar me fije qelqi të bardhë që tregon gjendjen e Papës me krahë të hapura.
Ajo qëndron në një kodër mbi qytetin e Czestochowa-t, në jug të Polonisë. Qyteti është vend pelegrinazhi me manastirin Jasna Gorës dhe ikonën e tij të Madonës së Zezë.
Një kor, një kryepeshkop dhe një aktor do të lexojnë nga tekstet e përzgjedhura të shkruara nga papa polak në ceremoninë e përurimin të së shtunës.
Polonia është një nga vendet më katolike romake në Evropë, por statuja nuk ka fituar brohoritje universale. Shoqata e arkitektëve në Czestochowa thotë se strukturës së fijeve të qelqit u mungon cilësia.
I lindur në Wadowice, Karol Vjtila, i zgjedhur si Papë në 1978-ën tronditi botën katolike. I pari Papë jo-italian në më shumë se 450 vjet, ai u bë një nga fytyrat më të njohura në botë, duke vizituar më shumë se 120 vende gjatë papatit që i dha atij një reputacion si një luftëtar ndërkombëtar për lirinë.
Ai vdiq në moshën 84-vjeçare në vitin 2005, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u lumturua në vitin 2011.
Dorina Bilbili/IDEA/