Farfan s’mendon për Malagan

Sulmuesi i Schalke 04, Jefferson Farfan ka refuzuar të komentojë spekulimet rreth transferimit të mundshëm të tij te Malaga.
26 vjeçari ka shkëlqyer në Veltins-Arena pas ardhjes nga PSV më 2008, por ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin gjerman. Së fundmi kanë qarkulluar spekulime se Malaga e përkrahur nga Sheikh Abdullah bin Nassar Al-Thani planifikon të paraqet ofertë për të në janar. Por, Farfan ka injoruar spekulimet.
“Kam lexuar se mund të transferohem në Malaga, por unë aktualisht jam i përqendruar në ekipin kombëtar”, tha Farfan para ndeshjes me Paraguain.