E Diel, 1 Nëntor 2026

Polson: Qeveria po punon për të nxjerrë nga situata e vështirë bankat debitore

Sekretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson, thotë se qeveria po punon për të nxjerrë nga situata bankat debitore që janë në thelb të krizës financiare të Wall Street-it.

Sekretari Paulson tha dje se zyrtarët po punojnë për të nzjerrë nga gjendja e rënduar tregjet financiare amerikane.  Ai tha se ky plan duhet të miratohet nga Kongresi për t'u vënë në zbatim.

Sekratari amerikan i Thesarit foli me gazetarët sëbashku me Kryetarin e Rezervës Federale, Ben Bernanke dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi, pas një takimi deri mbrëmë vonë në zyrën e saj në Kongres.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid, tha se ai pret që administrata e Presidentit Bush do t'ia dërgojë propozimin ligjvënësve brenda disa orësh. 

Vetë presidenti e diskutoi situatën dje më parë me Sekretarin e Thesarit Henry Paulson, me Kryetarin e Rezervës Federale, Ben Bernanke dhe Kryetarin e Komisionit të Bursës,  Christopher Cox.

Indekset e Bursës amerikane u ngritën rreth 4 përqind dje pas njoftimeve për planin e qeverisë.

Kjo ishte ngritja më e madhe brenda një dite në bursë në gjashtë vitet e fundit dhe që pothuajse mbuloi të gjitha humbjet e një dite më parë. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›