E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikë miope

Për disa dekada, politika zyrtare e shtetit grek ka qenë mosekzistenca e çështjesh maqedone. Duke përdorur të njëjtën politikë miope, tani Athina refuzon të diskutojë identitetin (etnicitetin, gjuhën) e fqinjëve të saj veriperëndimorë. Greqia është strehuar ndën një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që negociatat kanë të bëjnë vetëm me emrin e shtetit. Mirëpo kjo politikë është kundër interesave politike dhe kombëtare greke.

Në nivel kombëtar, duhet kuptuar se thelbi i problemit është pretendimi i Shkupit për ekskluzivitet të identitetit maqedon. Edhe nëse Shkupi bie dakord për emrin “Maqedonia e Sipërme”, pretendimet e tij ekspasioniste do të vazhdojnë. E vetmja rrugë për t’i varrosur këto ambicie është ndryshimi i emrit të grupit etnik predominues. Emri “maqedonas” i referohet të gjithë rajonit dhe prandaj është i papranueshëm. Një përshkrim i përshtashëm duhet të përmbajë referenca edhe të grupit edhe gjeografike (si sllavo-maqedonë).

Në fakt, me ngritjen e kësaj çështeje ish Republika Maqedone e Jugosllavisë i bën gjërat më të lehta për Greqinë. Sllavo-maqedonët e bënë këtë për të fituar ekskluzivitetin e emrit “Maqedoni” për identitetin e tyre. Greqia duhet të kishte shfrytëzuar rastin për të kërkuar edhe ndryshimin e emrit në këtë nivel. Mirëpo Greqia nuk ka pranuar të diskutojë çështjet e identitetit.

Joefektshmëria e taktikës së Greqisë u demonstrua në propozimin e fundit të Matthew Nimetz, i cili e deklaron qartë se etniciteti dhe gjuha e shtetit në fjalë do të quhen “maqedone”. Lëvizja e tij e zuri Athinën në befasi, por ata duhet ta kishin ditur. Duke njohur refuzimin e Athinës për të negociuar, Nimetz do të përmbushë kërkesën e Shkupit në lidhje me çështjen e nacionalitetit dhe gjuhës, për të gjetur një farë kompromisi në çështjen e emrit.

Greqia kishte të drejtë që e refuzoi propozimin, por çdo refuzim ka një çmim – sidomos kur Greqia nuk ka përcaktuar asnjë vijë të kuqe për të treguar se çfarë është e negociueshme dhe çfarë jo. Për sa kohë që nuk do ta bëjë këtë, ajo do të jetë në mëshirën e negociatorit të orientuar nga SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›