Pone: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Në një konferencë për shtyp kreu i këshilltarëve bashkiakë të PD-së, Ferdinand Pone kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës. Në emër të gjithë këshilltarëve të Partisë Demokratike, Pone tha se Rama nuk e meriton të mbajë më postin e kryebashkiaktut. Shkak i kësaj kërkese sipas tij është bërë mos organizimi i ceremonialeve për festat e 28-29 Nëntorit. Ai deklaroi se Kryetari i Bashkisë nuk ka bërë asnjë urim dhe nuk është përpjekur që të përçojë arenën festive të këtyre ditëve të shënuara. "Në ditë kaq të rëndësishme për hitorinë e popullit shqiptar qyteti duhet të sihte më festiv se kurrë, por në fakt nëse vështronim Tiranën sot, do të kuptonin se nuk kishte aspak atmosferë të gëzuar. Veç të tjera, Ferdinand Pone ka deklaruar se në rast se Rama nuk do të japë dorëheqjen, atëherë ndaj tij do të kërkohet mosion mosbesimi. "Mocioni i mosbesimit do të jetë përgjigja jonë në rast se Edi Rama nuk do të dorëhiqet", përfundoi Ferdinand Pone