Topi: Reforma, e vetmja mënyrë për të dalë nga tranzicioni

Presidenti i Republikës, Bamir Topi organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Në pritje ishin të ftuar personalitete të shquar të vendit, përfaqësues të medias, të diplomacisë dhe intitucioneve fetare. Topi e konsideroi 28-Nëntorin si ditën më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. "Në 28 Nëntori u krye akti më i lartë i pavarësisë , dhe në jemi këtu sot për të konfirmuar veprimin e lartë historik, për të nderuar veprën madhore të atyre që donin lirinë e vendit". Kreu i shtetit deklaroi se "Kemi të drejtë të krenohemi sot në 28 nëntor,sepse ne e festojmë bashkë ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e madhe të pavarësisë së flamurit".
Gjatë fjalës së tij Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe shtetin më të ri të botës, Kosovën. "Jemi të lumtur që në 17 shkurt Kosova fitoi pavarësinë e saj, pas një të kaluare të gjatë mundimesh dhe padrejtësish, më në fund Kosova feston e lirë së bashku me Shqipërinë këtë ditë të madhe për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen". Presidenti nënvizoi se Kosova nuk është vetëm dhe se shteti shqiptar është i vendosur për pavarësinë, sovranitetin dhe njohjen ndërkombëtare të saj". Gjatë fjalës së tij Topi foli edhe rreth situatës politike dhe detyrave që i dalin mbarë politikës shqipatre.
"Reformat integruese në Shqipëri kërkojnë vullnet politik, tranparencë e inteligjencë. Duhet qëndrim unik i përbashkët ndaj çështjeve madhore. Ne duhet të garantojmë
zgjedhje tranpartente, jo deformim të votës së lirë, po ashtu edhe kodi politik duhet të jetë konsensual. Reforma, është e vetmja mënyrë për të dalë nga tranzicioni.", tha Topi.
Fjalën e tij para të ftuarve në ceremoninë në Pallatin e Brigadave duke dhënë edhe urimin e tij për festat e 28-29 Nëntorit". "Përshëndes të gjithë shqiptar dhe uroj ditën e madhe të pavarësisë së flamurit.