Rama: Sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm

"Sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm. I gjithë populli i Shqipërisë gjakon me shqetësimet e popullit të Kosovës", theksoi lideri i PS-së Edi Rama pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqi. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, e ka garantuar kryeparlamentarin Krasniqi për mbështetjen e gjithë institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike të Shqipërisë për ecjen e mbarë të Kosovës në rrugën e zhvillimit edhe të afirmimit pozitiv ndërkombëtar. Kryeparlamentari Krasniqi, në këtë takim ka folur për punën e madhe që ka bërë Kuvendi, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, përfshirë miratimin e Kushtetutës dhe të simboleve shtetërore të Kosovës, miratimin e mbi 40 ligjeve që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit, si dhe të dhjetëra ligjeve të tjera sistemore. Ai është shprehur se institucionet e vendit kanë mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Kosovës për ta ndërtuar shtetin demokratik të Kosovës, me të drejta të garantuara për gjithë qytetarët e saj