Pone: Sanksione për shtetasit që nuk pajisen me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike

Ministria e Brendshme parashikon të ndërhyjë me ligj, brenda një kohe të shkurtër, për shtetasit që nuk do
të pa
jisen me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që brenda një kohe të shkurtër të aplikohen sanksione për shtetasit që nuk do t’i marrin këto dokumente. Sipas tij, këto dokumente do të jenë të domosdoshëm për kryerjen e shërbimeve publike. “Ne e mbajmë mend shumë mirë propozimin e 7 janarit që kemi bërë së bashku me koncensionarin, në sensin që ashtu si kudo në botë për të marrë shërbime publike, dhe jopublike dhe gjysmë publike do të duhet të identifikohesh dhe identifikimi më i mirë është numri i identitetit i deklaruar nga karta e identitetit apo letërnjoftimi elektronik. Ky dokument tashmë është themelor për vërtetimin autentik të identitetit dhe pas pak do të jetë dokumenti i vetëm. Unë i ftoj qytetarët që të jenë të vëmendshëm nëse do të duan të marrin ndihmën sociale, nëse do duan të kryejnë pagesa dhe me radhë, edhe në banka, shumë shpejt do të vijë dita që do të duhet t’u kërkojmë dokumentet e tyre”, tha Poni. Poni sqaron se qytetaret mund t’i tërheqin dokumentet 10 ditë pas aplikimit. 163 mijë persona kanë aplikuar për pasaportën biometrike. 1 milion e 630 mijë persona janë pajisur me kartë e identitetit, ndërsa fluksi i aplikimeve ka qenë më i madh gjatë muajve korrik dhe gusht.
...