Publikohet të premten Raporti përfundimtar i OSBE dhe ODIHR vlerësime pozitive për zgjedhjet në Shqipëri
Këtë fundjavë publikohet raporti i OSBE/ODIHR, për vlerësimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqip
ml;ri. Pas
aprovimit nga drejtuesit në Poloni, vlerësimi për zgjedhjet e 2009, në Shqipëri do të zbardhet nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk. OSBE/ODIHR, publikoi më parë, vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, raportin paraprak, duke i cilësuar zgjedhjet si të lira dhe të ndershme, konform standardeve ndërkombëtare.
Nota përfundimtare e zgjedhjeve të 28 qershorit, e vendosur nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR do të bëhet publike këtë fundjavë. Sipas burimeve nga kjo organizatë, e premtja është data më e mundshme që misioni i kryesuar nga Odri Glover, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të OSBE, të nxjerrë raportin e fundit me konkluzionet për 28 qershorin.
Para pak ditësh një delegacion, të kryesuar nga zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zoti Wolfgang Grossruck, zhvilluan një takim me kryeministrin Sali Berisha ku Grossruck shprehu kënaqësinë që zgjedhjet ishin të mira dhe pa tensione dhe se u konstatuan vetëm disa problem teknike. Ai u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR, i cili do të dalë më vonë, do të përmbajë natyrisht rekomandime për përmirësimin e këtyre problemeve dhe ftoi autoritetet shqiptare t’i merrnin ato në shqyrtim.
Ndonëse ishte deklaruar fillimisht se raporti përfundimtar do të dilte 28 ditë pas shpalljes së rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra në datë 29 gusht, arsyeja e vonesës kanë qenë pushimet verore në administratën e selisë qendrore të ODIHR në Varshavë, ndonëse zyra e Glover mësohet të ketë dorëzuar raportin që prej disa kohësh.
Pas aprovimit nga drejtuesit në Poloni, vlerësimi për zgjedhjet e 2009, në Shqipëri do të zbardhet këtë fundjavë nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk. Vëzhguesit afatgjatë dhe afatshkurtër të ODIHR monitoruan gjithë situatën zgjedhore, që nga hapja e fushatës deri në shpalljen e mandateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të apelimeve në Kolegjin Zgjedhor.
Pas bërjes publike të notës për 28 qershorin tri organizata ndërkombëtare ku aderon Shqipëria do të vlerësojnë standardet e procesit si dhe fatin e integrimit të vendit.
OSBE, Këshilli i Evropës dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Një Raporti i dytë po përgatitet gjithashtu nga Këshilli i Evropës dhe do të bëhet publik më 28 shtator.
Ndërsa në muajin nëntor del raporti i 3, në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
...