E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, qëllon të vëllanë pas sherrit të vjetër

 

BERAT - Qëllon të vëllanë me armë zjarri, pas një konflikti pronësie me të. Policia e Beratit arrestoi mbrëmjen e së hënës 40-vjeçarin Petrit Merkaj, banor i fshatit Allambres, komuna Cukalat. Me kallashnikov në dorë ai kishte shkuar në shtëpinë e të vëllait, Xhevahirit, 32 vjeç. Drejt tij ka zbrazur një breshëri fishekësh, duke e lënë të plagosur. I pranishëm ishte dhe vëllai tjetër, Agim Merkaj, kryeplak i fshatit, por ai nuk ka pësuar lëndime. Sipas policisë, i plagosuri kishte marrë 3 plumba në trup, por e ka kaluar rrezikun për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se autori, në gjendje të dehur është grindur me dy vëllezërit e tij. Shkak i konfliktit ka qenë pronësia, ku një lokal në fshat shfrytëzohej nga autori. Kryeplaku i fshatit ka pohuar se disa herë kishte kërkuar ndihmë nga policia për shkak të veprimeve kërcënuese të së vëllait, Petrit Merkaj.          d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›