E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve për kreun e PS

 

TIRANE-Dje në mbrëmje ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve për kreun e Partisë Socialiste. Sipas statutit të PS afati i regjistrimit te kandidaturave për kryetar përfundon tre dite pas kongresit. Dy jane kandidatet që garojnë për këtë post, Edi Rama kryetari në detyrë i PS dhe Maqo Lakrori. Kreu i ri i PS, do të zgjidhet në 26 Shtator sipas parimit “një anëtar një votë” ku pritet të votoje gjithe anëtaresia socialiste. Deri tani janë ngritur 33 komisionie rajonale që do administrojne procesin zgjedhor brenda PS nderkohe qe duhet te ngrihen 37 te tilla në mbarë vendin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›