E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni - Ferati projekte te perbashketa per pushtetin vendor

Shqiperia dhe Kosova synojne te realizojne projekte te perbashketa mes njesive te qeverisjes vendore ne zonat kufitare dhe shkembimin e praktikave te ndersjella te qeverisjes. Keto ishin ceshtjet kryesore qe u diskutuan ne takimin mes zv.ministrit te Brendshem Ferdinand Poni dhe ministrit te Administrimit te Pushtetit Lokal te Kosoves Sadri Ferati diten e djeshme ne ambientet e Ministrise se Brendshme. Zv.ministri Poni gjate takimit eshte shprehur se do te nxisim me tej bashkepunimin ndermjet dy ministrive dhe akoma me shume bashkepunimin mes njesive te qeverisjes vendore ne te dy anet e kufirit duke synuar ne adoptimin estandardeve evropianene menyre qe te dy vendet dhe ne teresi rajoni yne te jete pjese e hapesirave evropiane. Shkembimi i pervojes per ceshtje te decentralizimit te pushtetit vendor eshte vleresuar si nje nga pikat e rendesishme per zhvillimin ne teresi te vendit. Nderkohe ministri Ferati ka informuar homologun shqiptar rreth decentralizimit te pushtetit vendor ne Kosove. Gjate takimit ministri Ferati ka vleresuar hapat e bera nga Shqiperia duke u shprehur se Kosova ne fushen e qeverisjes vendore do te vazhdoje te marre pervojat dhe mbeshtetjen e institucioneve shqiptare dhe do te inkurajojme nje bashkepunim me te ngushte mes drejtuesve te pushtetit vendor te Shqiperise dhe Kosoves. Delegacioni kosovar do te qendroje disa dite ne kryeqytet ne kuader te bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave mes zyrtareve te ministrive perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›