Poni Burokracia e njesive bashkiake sorrollat qytetaret

Burokracia në zyrat e njësive bashkiake sorrollat qytetarët të cilët marrin shërbime nga pushteti lokal. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni në një intervistë për “AS”, sqaron se qytetarët rendin sa në një zyrë në tjetrën, si për shembull për të plotësuar dokumentacionin për ndihmën ekonomike, vetëm për të marrë një çertifikatë.
"Brenda strukturave lokale siç është asistenca apo ndihma ekonomike apo institucione të tjera publike nuk ndërtojnë konsultime online me regjistrin. Është absurde ajo që ndodh sot në bashkitë, që zyra ngjitur i thotë personit të shkojë të marrë një çertifikatë në gjendjen civile që ta dimë që je aty dhe ta dokumentojmë. Nuk është parimi One Stop Shop. Qoftë një lodhje e jashtëzakonshme, mbingarkesë e zyrave për të cilat ne kemi këmbëngulur që të jenë online”-thotë Poni.
Poni sqaron se vërtetë ka mungesë të një ligji për ofrimin e shërbimit online dhe konsultimit me rregjistrin kombëtar të gjendjes civile.
“I pengon një lloj burokracie apo vonese e institucioneve të ndryshme për të përdorur këtë instrument kaq të mirë teknologjik. Kjo ndodh për shkak se mungon ligji”-thekson ai.
Ndihma ekonomike është një prej shërbimeve për të cilin qytetarët janë të detyruar të kërkojnë paisjen me çertifikatë, pasi lëshimi i saj është zëvendësuar nga letërnjoftimi elektronik.
Denada Shkodrani