Hetim politik Meta Provat jane fabrikuar

Duke e quajtur nul procesin gjyqqsor kundër tij, Ilir Meta deklaroi se pas mbylljes së çështjes, tema e ditës do të jetë nevoja e reformimit të drejtësisë e konkretisht, e akuzës. Kreu i LSI-së akuzoi prokurorinë se nën urdhra politikë i ka çuar Gjykatës së Lartë prova jo ligjore.
“I gjithë ky proces është i pavlefshëm për arsye sepse nuk ekziston asnjë provë materiale, e ligjshme, jo thjesht në kuptim procedural por në kuptimin thelbësor. Prokuroria sjell me ndërgjegje të plotë prova ta manipuluara në gjykatë dhe është bërë pjesë e një procesi politik. Kjo është e provuar. Që prokuroria është politike këtë e dinë të gjithë, aq më tepër pas ngjarjeve të 21 janarit. Kjo çështje do të ngrejë, jam i bindur, edhe më tej nevojën për të bërë një reformë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë sidomos në atë të prokurorisë”-tha Meta.
Meta deklaroi se në seancën gjyqësore do të ketë asistencën e 3 ekspertëve ndërkombëtarë, që do të faktojnë se video është e manipuluar.
“Jemi të vendosur që ta demonstrojmë në gjyq përmes ekspertëve tanë ndërkombëtarë. Nuk besoj se pala tjetër mund ta bëjë këtë gjë sepse të tre ekspertët ose të tre ekspertizat e prokurorisë kanë konfirmuar se kjo është një kasetë e padëgjueshme”-theksoi ai.
Meta akuzohet për korrupsion aktiv pas publikimit të një video përgjimi ku ai shfaqej me Ish-Ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së ekonomisë.
Në seancën e parë në Gjykatën e Lartë, përfaqësues ligjor i Metës kërkoi shpalljen të pavlefshme të hetimeve të prokurorisë ndaj klientit të tij, pasi ishin kryer në kohën kur ai zotëronte imunitet. Gjykata vendosi të shtyjë seancën në datën 27 qershor 2011.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 21 qershor 2011 )