Permbushja e angazhimit historik

Per shume e shume vite, aspiratat e Shqiperise per NATO-n shiheshin ne te "ardhmen". Tani, e "ardhmja" eshte sot. Dikur ne flisnim per realizimin "nje dite" te endrres se Shqiperise per anetaresimin ne NATO. Zonja dhe Zoterinj, ajo dite eshte sot.
Per Shqiperine dhe miqte e saj, Kroacine dhe miqte e saj, nje dite te aferti edhe per Maqedonine dhe miqte e saj, anetaresimi ne NATO eshte dicka kaq emocionuese sa eshte e veshtire te pershkruhet me fjale. Prandaj, ju kerkoj ndjese qe po huazoj fjalet e nje njeriu te madh, i cili vite me pare foli ne nje ngjarje te madhe ne historine e vendit te tij, me fjale qe sot duken kuptimplote per Shqiperine.
Ai tha, citoj:
Vite me pare, ne patem nje takim me historine, dhe tani eshte koha per te permbushur zotimin tone... Vjen nje cast, rralle ne histori, kur nje komb kapercen nga e vjetra tek e reja, kur nje epoke perfundon dhe kur shpirti i nje populli i shtypur per kohe te gjate, gjen shprehje. Eshte me vend qe ne kete moment solemn, te angazhohemi me perkushtim per sherbim ndaj vendit dhe popullit, si dhe ndaj kauzes me te madhe te njerezimit.
Dhe ai vazhdoi:
Ne agimin e historise, ky vend filloi rrugetimin e tij pambarim, dhe shekuj te pamate jane mbushur me perpjekjet dhe madheshtine e sukseseve dhe deshtimeve te tij. Ne dite te mira dhe te keqija, nuk e humbi kurre nga syte ate drejtim dhe as harroi idealet qe i dhane fuqi. Sot, perfundon nje periudhe mbrapshtish dhe vendi rigjen veten. Arritja qe kremtojme sot eshte vecse nje hap, nje mundesi per triumfe dhe arritje me te medha qe na presin. A jemi mjaftueshem te zote dhe te mencur per ta kapur kete mundesi dhe per te pranuar sfidat e te ardhmes? Liria dhe pushteti sjellin pergjegjesi.
Sot, edhe Shqiperia kremton paraqitjen e nje mundesie te madhe. Ju gjithashtu, keni permbushur angazhimin tuaj historik dhe keni mberritur ne takimin tuaj me historine. Dhe Amerika dhe te gjithe vendet tuaja te NATO-s ju pershendesin.
Zonja dhe zoterinj, ne kete moment me vijne nder mend ata miliona shqiptare qe pergjate shekujve u perpoqen te sillnin kete dite; ata shqiptare perjetesisht te guximshem qe derdhen mund per nje enderr qe nuk do ta shihnin dot te permbushur; ata breza te pafund qe mbajten gjalle nje shprese te cilen nuk do ta shihnin te realizuar. Dhe pa te cilet kjo dite nuk do te kishte ardhur kurre.
Ne se nga keta miliona do te kishte nje njeri i cili do te doja ta ishte sot ketu, ky do te ishte Naim Frasheri, poeti i madh i Rilindjes se Shqiperise. Me shume se 100 vjet me pare ai shkroi disa vargje te mirenjohura qe duken si profeci per kete dite.
Ai shkroi:
Lum kush t'arrinje,
Pa do te vinje.
Qe Shqiperia
Do te ndritohet
Dhe ligesija do te mergohet
Jak'e vertete!
Per Shqiperine,
Dite te mira
Pasketaj vine.
Shkoj erresira,
Lum kush te rronje,
Ta shohe zonje!
Zonja dhe zoterinj, dite me te mira po vijne vertet per Shqiperine, dhe ne jemi ma medyshje te bekuar qe mundemi t'i deshmojme se bashku ato.
* Fjala e Ambasadorit te Sh.B.A. John L. Withers II, dje te pritja me Rastin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO