Gardiani vetevritet me armen e sherbimit
ELBASAN- Vetevritet me pistoleten e punes me nje plumb ne balle gardiani i burgut te sigurise se larte te Peqinit. Elton Hamati, 28-vjec, me banim ne fshatin Katund i Ri, ne Elbasan, u gjet i vetevrare nga familjaret ne shtepine e te vellait te tij. 28-vjecari, babai i nje vajze, e ka ndermarre aktin fatal ne kohen kur ndodhej i vetem ne banese. Vetevrasja duket se ka qene e paramenduar, pasi kater dite me pare ai kishte percjelle per tek prinderit ne Moker te Pogradecit bashkeshorten bashke me vajzen. Elton Hamati eshte gjetur nga familjaret i vdekur ne nje nga dhomat e shtepise. Per te nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Familjaret kane lajmeruar policine, e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Me pas kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor. Nga verifikimet e kryera rezulton se gardiani i ka dhene fund jetes me pistoleten e sherbimit te tipit "TT" me nje plumb te vetem ne balle. Kohet e fundit ai punonte si gardian ne burgun e Peqinit. Megjithate sipas shokeve dhe drejtuesve te burgut kishte sjellje mjaft korrekte ne pune.
Grupi hetimor dhe ekspertet gjeten dhe sekuestruan ne vendin e ngjarjes nje gezhoje dhe ne krehrin e armes, si dhe kater fisheke te tjere. Sipas tyre vetevrasja eshte kryer me armen e sherbimit nga distance mjaft e afert. Madje i ndjeri ka mbeshtetur tyten e pistoletes ne balle dhe ka mjaftuar nje shkrepje e vetme qe ai te nderroi jete. Burime nga Drejtoria e Policise se Elbasanit deklaruan se deri me tani pista e vetme mbetet vetevrasja per shkak te depresionit. Megjithate prokuroria ka nisur hetimet per arsyet e kesaj vetevrasje. Hetuesit dyshojne se gardiani duhet te kete pasur nje motiv te forte qe e ka shpene ne depresion. Ne lidhje me kete ngjarje drejtori i burgut te Peqinit, Pajtim Nurja, u shpreh se Elton Hamati kishte sjellje mjaft korrekte me koleget dhe me detyren. " Ka pasur sjellje mjaft korrekte me koleget e tjere dhe me detyren. Dje nuk u paraqit ne pune dhe ne u interesuam se ku ishte. Familjaret na treguan se ishte gjetur i vetevrare. Kishte rreth 2.5 muaj qe punonte ne institucion. Nuk dalluam shenja te depresionit gjate kesaj kohe. Ndaj nuk dime asgje per motivet e vetevrasjes. Nuk ka pasur asnje problem me te denuarit dhe institucionin. Ndaj jemi te befasuar nga ajo cka ngjare", tha dje per gazeten Nurja.
Fatos Salliu
I ati, ditet e fundit ishte i merzitur
Kater dite me pare Elton Hamati kishte percjelle gruan bashke me vajzen per tek prinderit e saj ne Moker te Pogradecit. Familja me origjine nga Pogradeci prej disa kohesh ishte vendosur ne Katund te Ri te Elbasanit. I ati, Osman Hamati pohon se djali kishte rreth 10 dite qe rrinte i heshtur e i merzitur pa treguar asgje. "Ditet e fundit ai qendronte i heshtur. Nuk hapej, nuk fliste, madje mu duk edhe i merzitur. E kam pyetur disa here por nuk me tregoi asgje. As me gruan nuk di te kete pasur gje. Para disa ditesh percolli gruan me vajzen per tek prinderit e saj dhe qendronte me ne. E gjetem te vrare me plumb ne balle ne shtepine e djalit tjeter. Nuk i dime motivet. Jemi mjaft te befasuar nga ajo cfare ka ngjare", tha dje Osman Hamati.