Olldashi: “Forca e ligjit do të veprojë, nëse hapen kutitë me forcë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Sipas tij, nëse opozita imponon forcë, edhe ne do të përdorim forcën e ligjit.
“Ajo që bën Edi Rama nuk është politike, është vagabondazh, dhe ky njeri nuk është më një lider, por është një rrugaç. Askush nuk mund ti imponohet një pushteti demokratik si ai që kemi ne sot, askush nuk do të lejohet. Ne kemi një forcë të pakrahasueshme përballë Edi Ramës, një forcë të pathyeshme dhe të parezistueshme dhe kjo është forca e ligjit”,- u shpreh anëtari ië kryesisë së PD. Sokol Olldashi, gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, është shprehur se ligji nuk do të shkelet për tekat e Ramës dhe se ai po mban peng edhe Grupin Parlamentar të PS. Sipas tij, ligji do të veprojë pas 6 muajsh. “Sigurisht që ne do të donim që PS të vinte në Kuvend, por në qoftë se i gjithë Grupi Parlamentar i sotëm i PS-së ka vendosur të mbetet peng i interesave të Ramës, edhe mbi ta do të veprojë ligji, gjë që do të thotë që në përfundimin e 6 muajve kushtetues për marrjen e mandatit, ligji do të veprojë mbi ta”, - përfundon Olldashi.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009