Poni: Pajisja me karta, lehtësi për veprimet publike, kurse pasaportat biometrike, kusht për liberalizimin e vizave

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni ripërsërit apelin për pajisjen me kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike
Brenda këtij viti të gjithë qytetarët Shqiptarë duhen të pasjen me letërnjoftimet elektronike të cilat do të jenë, si dokument identifikimi, por edhe për kryerjen e veprimeve të tjera. Duke ripërsëritur apelin për pajisjen me letërnjoftimet elektronike, zëvendësministri i Brendshëm Fredinat Poni paralajmëroi se, nëse qytetarët nuk do të aplikojnë atëherë do ti nënshtrohen detyrimeve administrative. Më tej zëvendësministri Poni tha se, “Nëse do të duhet të marrim pagesa, nëse do të duhet të kryejmë veprime publike qytetarët dhe do të mbështesin mendimin lidhur me detyrimin për tu identifikuar përpara se të marrësh shërbimet publike ose nëse do të duhet të dalësh jashtë shtetit. Në mënyrë që të gjithë qytetarët ku të shkoj në marrin rrogën, ku kryej veprime, ku duhet te mbajnë radhë të identifikohen nëpër mjet numrit të identitetit dhe dokumenti i vetëm i besueshëm që është letër njoftimi elektronik”. Gjithashtu zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni ftoi sërish qytetarët të pajisen edhe me pasaportat e reja biometrike, si një kusht për liberalizimin e shpejtë të lëvizjes së lirë. Ai bëri të ditur se, kompania koncesionale ka të gjitha kapacitete për të prodhuar rreth 3 mijë pasaporta biometrike në ditë në krahasim me 1mijë që prodhohen aktualisht. Poni cilësoi se kjo kompani i ka të gjitha në kapacitet. Sipas tij, Shqipëria shumë shpejt mund të kalojë vendet fqinje si, Mali Zi dhe Maqedonia në procesin e pajisjeve të qytetarëve me pasaporta biometrike. “Sigurisht ne duhet ta marrim me kushtet standarde, janë pasaportat që qeveria Shqiptare i vë ne dispozicion nuk është se duhet të bëjmë ne ndonjë gjë, tashti duhet ti marrin qytetarët, duhet ti marrin mundësisht 500 mijë pasaporta brenda këtij vitit dhe ne i kemi kushtet për ti prodhuar”, u shpreh më tej zëvendësministri Poni. “Deri tani kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike 40 mijë qytetarë dhe 30 mijë prej tyre i kanë marrë tashmë pasaportat. I ftoj qytetarët të pajisen me pasaporta te reja, të cilat janë garanci për të lëvizur lirshëm qytetarët Shqiptarë”, përfundoi Poni.
...