KQZ miraton mandatet e Elbasanit PS dhe PD me nga 7 deputetë gjithsej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtatë vota pro realizoi ndarjen e 14 mandateve në qarkun e Elbasanit. Në këtë qark mandatet ndahen në një mënyrë të barabartë ndërmjet PS-së dhe PD-së, si pjesë e koalicioneve “Bashkimi për Ndryshim” dhe “Aleanca e Ndryshimit”. Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Elbasan: Lulzim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi dhe Subi Hida. Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.
mandatet e elbasanit
“Aleanca e Ndryshimit” 7 deputetë
Lulzim Basha
Ardian Turku
Ardiana Gjoni
Rahim Çota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Subi Hida
“Bashkimi për Ndryshim” 7 deputetë
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shegush Ligori
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa