“Elbasani do ta dijë t’ia shprehë mirënjohjen qeverisë me fitoren e 23 qershorit”

Arben Imami dhe Aurel Bylykbashi takime në Elbasan
Ministri i mbrojtjes Arben Imami gjatë një takimi me qytetarët e Elbasanit, u shpreh se rruga Tiranë-Elbasan, e cila është në ndërtim, përbën një vepër madhore për këtë qytet dhe qark ku ai ka kërkuar votat dhe për një mandat tjetër qeverisës në zgjedhjet e 23 qershorit. “Rruga dhe tuneli kanë investimi më i madh publik i katër viteve të shkëlqyer të qeverisë sonë, të kryeministrit Berisha. Elbasani do ta dijë ta shprehi mirënjohjen në fitoren e 23 qershorin”. Ministri shoqërohej në këtë takim nga deputeti i Elbasani, Aurel Bylykbashi, i cili hodhi akuza ndaj opozitës dhe koalicionit PS-LSI, se po përpiqen të marrin shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’i fituar zgjedhjet në tavolinë. “Edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, brenda, llogaritë nuk i dalin. Gjithë lufta që bënë për KQZ ishte se zgjedhjet donin ti fitonin në tavolinë, që e cila s’ka për të ndodhur kurrë”, theksoi ai. Më tej Bylykbashi fajësoi opozitën për mosvotimin e tre ligjeve si shkakun e bllokimit të vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.