E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Pr/ligji i socialistëve për karta identiteti falas, frenoi aplikimet

Ministria e Brendshme ka akuzuar partinë Socialiste për dëmtimin e procesit të aplikimit të qytetarëve për pajisjen me kartën e identitetit, pasi u ka dhënë atyre shpresë për pajisjen me karta falas. Deklarata është bërë nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, i cili ndër të tjera ka theksuar se deklaratat politike kanë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve. Kam përshtypjen se deklarata e parë e zotit Rama është bërë ditën e enjte të javës kur ishin në Shqipëri edhe monitoruesit e ODIHR-it dhe të BE. Ditën e premte, kur ne përgjithësisht aplikojmë 13 mijë- 14 mijë në ditë, kishte vetëm 7 mijë, ditën e shtunë 3 mijë në gjithë Shqipërinë, ditën e hënë 2 mijë në gjithë Shqipërinë, dhe vetëm ditën e martë ne shkuam sërish 13 mijë 2 891 aplikime. Më duhet të them se letërnjoftimi është me çmim të ulët dhe është i subvencionuar për pjesë shumë të mëdha të tyre, por një çmim simbolik që qytetari të kujdeset për atë që ka paguar, theksoi Poni. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë ai ka theksuar se ata duhet ta dinë që përfitojnë një vlerë shumë më të madhe duke pasur këto dokumente dhe duhet të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes. Sipas tij, procesi për pajisjen me kartë identiteti po eën normalisht në të gjithë vendin dhe nuk paraqitet rrezik deri në zgjedhjet e 28 qershorit. Dy ditët e fundit kemi arritur pak më shumë se 350 mijë aplikime në të gjithë vendin, punohet në 370 stacione aplikimi në gati 220-230 njësi të qeverisjes vendore që përfshijnë mbi 90% të popullsisë së vendit dhe ritmet e aplikimit, edhe pse koha ka qenë jashtëzakonisht e keqe në një pjesë të komunave dhe bashkive të vendit, janë afër 14 mijë aplikime në ditë tha Poni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›