E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Sfida e radhës, anëtarësimi në BE

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin e parlamentit të Polonisë, Komorovski, e cilësoi votimin në mënyrë unanime të Ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Kuvendi i Shqipërisë, si një moment historik. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është bërë në një rrugë demokratike dhe sigurisht duke pasur gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, është shprehur Oketa. Ndër të tjera ai ka shtuar se e njëjta mënyrë do të ndiqet edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, e cila mbetet sfida e radhës. Kryetari i Parlamentit të Polonisë, pohoi se pranimi i Shqipërisë në NATO, është jo vetëm një sukses politik, por edhe një sukses i Forcave të Armatosura Shqiptare. Pas disa ditëve, ne do të përjetojmë së bashku momentin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, kur ju të uleni me të drejta të plota përkrah nesh, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›