Poni: Projektbuxheti nuk është i besueshëm
taksë dhe të ardhur tatimore, kjo është fondamentale se ¾ e buxhetit janë të ardhura që vijnë nga të ardhurat tatimore dhe jo tatimore të Bashkisë së Tiranës, 5 miliardë dhe nuk ka shpjegim dhe më duket se asnjë shifër nuk mund të quhet e besueshme pa pasur në dorë këtë këshilltarët. Së pari, zonja Zaçe besoj i kemi kërkuar të na jap listën analitike të kopshteve dhe çerdheve kapacitetin, faktin nëse janë me ngrohje apo jo, fakti që kanë projekt për ngrohjen. Kjo nuk është pasqyruar ende, më e rëndë bëhet situata kur askush nga ne nuk ka mundësin të konstatojë investimet e paraqitura, ne nuk kemi asnjë të ardhur të mbartur nga viti 2009, nuk kemi shpjegim sesa mbarten sa janë analizuar sa jo, mjafton të kujtojmë çështjen e Tiranës që ende nuk është bërë, nuk kemi të ardhurat për Aluiznin dhe mendoj se pa këto dokumente themelore, të paktën grupi ynë dhe besoj se dhe këshilltarët e PS e kanë të pamundur të diskutohet për një buxhet të qartë. ti lëmë një afat kohor për tre ose katër ditë dhe pastaj të kemi këtë shqyrtim të thelluar të buxhetit në përmbytje të legjislacionit dhe interesat e qytetarëve të Tiranës. Gjej me vend propozimin që materiali që kemi përpara për fat të keq, sa është taksa, na mungon numri i taksapaguesve, mendoj që edhe në vitet e shkuara ky element ka kaluar jashtë këshillit ditën që është miratua buxheti, qytetarët e Tiranës janë të interesa të dinë për investimet por përpara kësaj duan të dinë se çfarë do të nxjerrin nga xhepit atyre. Duhet të kemi pasqyrë të plotë për të diskutuar së pari për këtë pastaj për pika të tjera.
Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 21:35