Skafe mbushur me hashash e klandestinë, kapet grupi
25/06/2009 Banda e shqiptarëve në vitet 2005, 2006 kishte dërguar në Itali qindra kg drogë
BARI- Një bandë shqiptarësh u ndalua dje në Itali sepse dërgonin atje skafe të mbushura me hashash e klandestinë. Ky aktivitet ishte zhvilluar në vitet 2006, ndërsa dje u zbuluan anëtarët e grupit, të cilët më pas u prangosën. Këto fakte mësohen nga mediat italiane, vetëm pak ditë pasi raporti amerikan i shtetit e cilësoi shqetësues fenomenin e trafikut njerëzor në Shqipëri. Droga dhe klandestinët niseshin bashkë me skafistët dhe rrugës humbitnin gjurmët, duke lënë ngarkesat në breg për t’u shpërndarë më pas në zona të ndryshme të Italisë. Kështu, policia italiane shkatërroi një bandë shqiptarësh që merrej me këtë aktivitet kriminal. Shumica e të arrestuarave janë shqiptarë, ndërsa disa prej tyre ndodheshin në burg për të tjera vepra penale dhe u identifikuan nga policia. Operacioni që ishte quajtur “Ura e Shqiponjave” përfundoi me 6 të arrestuar. Pjesa më e madhe e të kapurve janë shqiptarë, ku mes tyre u arrestuan vëllezërit Gertian dhe Bledar Qarri. Në krye të këtij grupi kriminal që sillte drogë e klandestinë nga Shqipëria për në Itali, ishte Hamdi Budani, i cili nuk ndodhet mes të arrestuarve. Shqiptarët e tjera të arrestuar ishin rezidentë në Brindisi dhe zona të tjera të Italisë si Novara dhe Rimini, ku mbërrinin sasitë e drogës. Mes të arrestuarve ndodhen Aleksandër Toshi, Hektor Cane, Sabin Braho, Arian Gorica, Eriselda Selimaj dhe italiani i vetëm Vito Sicilia. Përveç Budanit, arrestimit i shpëtuan edhe Alban Gamberi dhe Gertian Zaho. Hetimet e zhvilluara në Brindisi iu referohen viteve 2005 dhe 2006. Mediat italiane shkruajnë se qindra kilogramë mariuhanë përpunohej në vendin e shqiponjave për të kaluar më pas drejt Italisë nëpërmjet kanalit të Otrantos. Për të transportuar drogën skafistët përdornin të njëjtat mjete lundruese me të cilat dërgonin klandestinët në brigjet italiane.