E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kishte vjedhur 1900 euro, arrestohet

25/06/2009  Akuzë dhe për tjetër vjedhje

KORÇE- Dje policia e Korçës bëri të mundur arrestimin e Bernard Q., 18-vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi ky shtetas i kishte vjedhur Fotaq Qelemenit 1900 euro. Burime të policisë sqaruan se arrestimi i 18-vjeçarit u realizua nga ana e Seksionit të Luftës Kundër Pasurisë, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Korçë. Ky shtetas, sqarojnë më tej të njëjtat burime, kishte qenë person i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte lëshuar Urdhër ndalimi nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, si autor i vjedhjes së 1900 eurove në banesën e shtetasit Fotaq Q., ngjarje kjo e ndodhur në datën 15.06.2009, në fshatin Bulgarec të Korçës. Po kështu ky shtetas dje rreth orës 08.00 ka shkuar në një dyqan, në lagjen 17 të qytetit të Korçës, ku ka marrë 4.700 lekë të reja dhe disa sende personale. Tashmë janë kryer veprimet procedurale për ekzekutimin e Urdhrit të ndalimit të këtij shtetasi, si dhe për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Materialet iu kaluan Prokurorisë të rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, përfundojnë burimet e policisë Korçë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›