Punonjësi i policisë e dy studentë kapen me 4 kg hashash
25/06/2009 Operacioni “Kursanti”, prangosi shpërndarësit tek farmacia nr. 10 në kryeqytet
Droga ishte sjellë nga Fieri, e destinuar për t’u shitur me doza në kryeqytet
TIRANE- Dy studentë dhe një kursant policie, kanë përfunduar pas hekurave, pasi janë arrestuar nga policia e kryeqytetit me rreth 4 kg lëndë narkotike të llojit hashash. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku pas një operacioni të koduar me emrin “Kursanti” tek farmacia nr. 10 është mundësuar prangosja në flagrancë të tre shtetasve Julian Plaka, 21 vjeç, lindur në Fier, student pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Vlorë, Ardit Hoxha, 21 vjeç, lindur në Fier, student pranë Fakultetit të Infermierisë Tiranë dhe Shkëlzen Kërçuku 23 vjeç lindur dhe banues në fshatin Lekaj Kavajë, me detyrë punonjës policie (Kursant). Të vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të tre personave të sipërcituar, agjentët e seksionit të antidrogës një muaj më parë kanë regjistruar procedimin penal, ku gjatë kësaj periudhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për dokumentimin ligjor të kësaj çështjeje. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë thanë se sasia e lëndës narkotike prej rreth 4 kg ishte transportuar nga qyteti i Fierit dhe kishte si qëllim, shpërndarjen e saj në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Kinostudio dhe Kombinat. Duke pasur lidhje shoqërore midis tyre, dy shtetasit nga qyteti i Fierit, Julian Plaka dhe Ardit Hoxha, kishin planifikuar që të transportonin nga një sasi lënde narkotike në kryeqytet, pasi pikërisht në këtë vend kërkesa për drogë ishte më e madhe. Informacionet për këtë gjë, siguroheshin nga studenti i infermierisë 21-vjeçari Hoxha si dhe nga kursanti i policisë Shkëlzen Kërçuku. Nga hetimet e kryera për këtë rrjet kriminal është provuar se këta persona gjatë muajit të kaluar kanë transportuar hashash nga Fieri edhe disa herë të tjera. Sasia e vogël e lëndës narkotike, fillimisht u është shpërndarë disa studentëve të konviktit dhe pjesa tjetër u është shitur konsumatorëve të ndryshëm. Pasi i janë gëzuar suksesit të parë, tre të arrestuarit kanë vendosur që të transportojnë nga Fieri një sasi më të madhe droge. Mirëpo për veprimtarinë e tyre ishin vënë në dijeni agjentët e antidrogës, të cilët pasi kanë pritur mbërritjen e drogës në kryeqytet, kanë kryer edhe arrestimin në flagrancë të tre studentëve.
Sekuestrimet
Të parët që kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit kanë qenë dy studentët fierakë Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, të cilëve pas një kontrolli të menjëhershëm të ushtruar nga agjentët e antidrogës, iu gjetën në një çantë një sasi lëndë narkotike prej 3 kg e 444 gr. Pas këtij konstatimi policia ka kryer një kontroll, në dhomën e konviktit të shtetasit Ardit Hoxha, me të cilin në të njëjtën dhomë jetonte edhe polici Shkëlzen Kërçuku. Në dhomë është sekuestruar edhe sasia prej 478.6 gr, e llojit hashash. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 3 kg e 919 gr. hashash, 1 pistoletë, pranga, 4 celularë, 7 karta.
Siguria
Të nisur nga ideja se njëri prej bashkëpunëtorëve të tyre mbante të veshur uniformën e policisë, dy fierakët duke marrë edhe garancinë e Shkëlzen Kërçukut, kanë menduar që përveç sasive të vogla të drogës që sillnin në Tiranë, këtë herë të transportonin një sasi më të madhe nga e cila do të kishin edhe përfitime më të mëdha. Mirëpo ëndrra e tyre, për të furnizuar shpërndarësit e kryeqytetit me hashash u prish pas ndërhyrjes së policisë. Aktualisht ndaj tyre është ngritur akuza “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “kultivim të bimëve narkotike”.