Turku aksidenton me vdekje një grua
25/06/2009 Arrestohet në flagrancë
Devoll-Shtetasi turk, Ayhan K., 40 vjeç, u arrestua nga policia e rrethit Devoll, pasi gjatë drejtimit të automjetit të tij, kishte aksidentuar me vdekje një grua, banore të fshatit Tren në rrethin e Devollit. Nga burimet e policisë mësohet se ngjarja e mësipërme ka zënë fill dje në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi Ayhan Karadak, i datëlindjes 20.04.1969, lindur në Igidir dhe banues në Ankara, me kombësi e shtetësi turke, kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij tip kamion me targe 34 UBD 72. Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht, tek kryqëzimi i fshatit Vranisht, ku shtetasi turk kishte aksidentuar me pasojë vdekjeje shtetasen Bukurie Zhuleku, banuese në fshatin Tren të Devollit. Për këtë ngjarje, sqarojnë burimet e policisë, janë kryer veprimet proceduale për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Ndërkaq në orën 8.30 minuta është bërë arrestimi i shtetasit turk Ayhan Karadak.