Poni:Dëmshpërblim për 14 familjet e Gjirokastres
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka deklaruar sot se 14 familjet që dolën në qiell të hapur nga shembja e pallatit ku banonin do të dëmshpërblehen për banesat e tyre. Ai ka deklaruar se do të përdoret e njëjta skemë si në gerdec. Por ka kërkuar që të mos sillen në qeveri fatura të fryra, por kostot reale, pasi kjo rëndon në buxhetin e shtetit.
Instancat e emergjencave civile kanë vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe kanë paraqitur evidencat në Ministrine e Brendshme. Sipas zv/ministrit, Poni, përllogaritja e dëmeve dhe kostoja që parashikohet jo e vogël do të miratohet gjatë kësaj jave në Këshillin e Ministrave. “Përafrimi më i mirë do të jetë ai që krahasohet me kostot e ndërtimit dhe do të llogaritet nga specialsitët e Entit te Banesave”, tha Poni. Ndërsa shtoi se “ështe mirë të mos jetë një shifër e ekzagjeruar”. Faturën e vuajmë të gjithë se këto lekë dalin nga buxheti i shtetit. Pergjegjesitë për tragjedinë duhet te jene te qarta”, shtoi Poni.