Topi:Shqipëria në NATO,siguron të ardhmen euroatlantike

Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndet anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, duke shtuar se sot gjithë shqiptarët duhet të falenderojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës që mbështetën dhe ndihmuan Shqipërinë për të bërë realitet endërrën e saj euroatlantike. "Të gjithë ne duhet të shprehim sot shumë mirënjohjen ndaj aleatëve tanë sidomos atyre tradicionalë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët na besuan në premtimin tonë integrues",shprehet Topi. Sipas presidentit Topi,Shqipëria është sot shumë e sigurt për të ardhmen e saj euroatlantike dhe për rikthimin e saj përfundimtar në familjen e demokracive të mëdha euroatlantike.Presidenti tha se nga sot, të gjithë shqiptarët kanë më shumë detyra, angazhime dhe përgjegjësi, por kanë më shumë aleatë për t'i përballuar ato me sukses ato.Presidenti vlerëson hyrjen në fuqi të MSA-së dhe e konsideron këtë çast si hapin me cilësor në institucionalizimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, administrative të Shqipërisë me BE-në duke krijuar një terren të sigurtë për hapa të mëtejshme drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.