Messi, ëndrra e Napolit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur se ëndërron transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Kreu i skuadrës nga San Paolo vazhdimisht ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin argjentinas.
Tani, ai ka pranuar se do ti pëlqente ta kishte Messin në skuadrën e tij. “Ëndrra ime është Messi”, tha De Laurentiis për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.
“Ai nuk ka asnjë tatuazh. Është ëndërr futbollistike dhe shumë kinematik”, përfundoi ai. Një tjetër argjentinas, Diego Maradona, është legjendë e Napolit.