E Shtunë, 31 Tetor 2026

Populli ndryshon tekstin e këngës: Shqipëria po ndryshon

Share

Nga Kledian Lula 

Në vitin 2009, kukuvajk-djalli Sali Berisha kompozoi dhe këndoi me daulle çjerrëse këngën: Shqipëria po ndryshon. Kanë kaluar 3 vjet që prej atij muaji korrik 2009, kur Saliu u rikthye në pushtet duke kënduar në çdo cep e majë pallati, në çdo majë peme e përrua fshati, këngën Shqipëria po ndryshon. Kjo këngë gjëmoi gjatë gjithë fushatës elektorale, madje deri sa përfundoi ndarja e posteve të larta dhe vendeve të punës në pushtetin e PD. Që prej asaj kohe, kënga e Sali mashtruesit nuk po dëgjohet më. Por na kujtohet që çdo militant dhe intelektual i pavarur i PD që kërkonte vend pune kishte vendosur si melodi zileje të telefonit refrenin e këngës: Shqipëria po ndryshon. Madje aq komike u bë kjo puna e këngës së Saliut nëpër telefona, makina, dumdum, zetora e karroca kuajsh, sa ata që shkonin për të kërkuar vende pune në PD, kur ishin tek zyra e shef Flamur Nokës që çonin CV-të, porositnin që më parë shokët e tyre tu bënin zile telefoni pa pushim, me qëllim që të dëgjohej melodia e këngës, që shef Flamuri të bindej se ata ishin ushtarë të PD e besnikë të Saliut. Ata që janë futur në punë vazhdojnë e mbajnë akoma atë melodi si zile telefoni dhe patjetër që nga halli, do ta mbajnë deri sa të jetë PD në pushtet. Ndërsa ata që nuk u futën dot në punë e mbetën të pakënaqur nga mashtrimet e PD, kanë vendosur si melodi për zilen e telefonit të tyre këngën tallëse: O Sali hund Pinoku/do ta hash si Ndoc Rroku.

MegjithëseSali Pinoku e përjetoi edhe me këngë ndryshimin e Shqipërisë nën udhëheqjen e tij, tani pas 7 vitesh shikojmë që nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar teksti i këngës. Ja si po ia këndojnë Saliut shqiptarët sot në vitin 2012, këngën e vitit 2009: Shqipëria po ndryshon

Si ishte kënga në vitin 2009:

Titulli: SHQIPËRIA PO NDRYSHON

Eshtë një thirrje që na zgjon

Eshtë një dorë që na drejton

Eshtë një ritëm që na kërkon:

Shqipëria po ndryshon!

Rruga jonë ska kthim

Preke botën i lirë

Me ne të gjithë fitojnë

Jehona le të vazhdoj

Një motiv që na frymëzon

Fëmijë e të rritur afron

Dashuri nga shpirti që buron

Për një Shqipëri që po ndryshon

REFRENI 2009:

Shqipëria po ndryshon

Eshtë një rrugë që na bashkon

Eshtë një ëndërr që na fton

Eshtë e ardhjma që premton

Eshtë një komb që sot beson

Eshtë një rrugë që na bashkon

Eshtë një ëndërr që na fton

Eshtë e ardhmja që premton

Eshtë një komb që sot beson

Shqipëria po ndryshon

Si ka ndryshuar kënga në vitin 2012:

Titulli: SHQIPËRIA KËRKON SHPËTIM

Eshtë një gjuhë që na mashtron

Eshtë një mafie që na drejton

Eshtë një bandë që na pengon

Shqipërinë po e bllokon!

Rruga e bandës nuk ka kthim

Mafia po vepron e lirë

Qeveria zhytur në krim

Shqipëria kërkon shpëtim

Shqiptarë, pse nuk lëvizim?

Ta mbrojmë Atdheun tonë

Thika e mafies dhe tradhtisë

Jetë dhe kufij po kafshon

REFRENI 2012:

Shqipëria jonë po shitet

Nga një dorë e zezë tradhtie

Eshtë një bandë që po na vret

Eshtë e ardhmja që po vdes

Eshtë një komb që po humbet

Eshtë tradhti që duhet ndalur

Në mjerim na kanë kallur

Na kanë vrarë, vjedhur e tallur

Është një djall që po shkatërron

Vendin në humnerë po e çon

Eshtë e sotmja që thërret

Eshtë e ardhmja që po pret

Rrugë tjetër, jo nuk ka

Ta shpëtojmë nga këta

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›