E Diel, 1 Nëntor 2026

Populli opozitar ende s'e ka thënë fjalën e tij të fundit!

I shkujdesur (shpesh edhe i shperfytyruar), i krekosur dhe euforik, I. Meta, para turmave te simpatizanteve apo brenda mureve te studiove televizive, deklaronte me ze te larte para zgjedhjeve te 28 qershorit, se ai do te ishte Kryeministri i ardhshem i Shqiperise dhe se partia e tij do te fitonte 35 deputete ne Parlamentin e ri.


Nese nuk realizoheshin keto objektiva, ai do te rishikonte pozicionin e tij deri ne doreheqje si kryetar i partise. I njejti premtim dhe i njejti rezultat dhe ne zgjedhjet parlamentare korrik 2005.


E lindur si nje parti e majte qe do t'i rikthente politikes moralin e humbur (thenie e Metes) dhe qe do te ishte perfaqesuesja e vertete e se majtes shqiptare, LSI-ja shpejt u transformua ne nje parti me tipare provinciale bolshevike, duke marre fizionomine e liderit te saj, i cili ne keto kater vitet e fundit e uzurpoi ne te gjitha hallkat e saj drejtuese ne nivel qendror dhe lokal.


Mungesa e nje vizioni te qarte ne identitetin e kesaj force politike, qendrimet e dyfishta te kryetarit te LSI-se ne marredheniet me PD-ne, (në shume raste militante te LSI-se, gjenin "paqe" ne institucionet qe drejtoheshin nga ministrat e Berishes, nepermjet Metes) mungesa e demokracise se brendshme ne parti, retorika e pamoralshme e shpifjeve dhe fyerjeve e drejtuar kryesisht kundër PS-se dhe kryetarit te saj, duke mos luajtur rolin e saj si force opozitare, por duke u fshire pluhurin e kostumit skandaleve të qeverisë, - bënë qe kuotat e kesaj partie te bien ne minimum ne opinionin publik. Vendimmarrjet e rendesishme te LSI-se beheshin jashte forumeve te saj.


Kryetaret e degeve neper rrethe emeroheshin dhe çemeroheshin nga Meta sikur te ishin brigadierë të një ndermarrjeje komunale. Rast tipik ishte dega e LSI-se Durres, ku ne kater vite u hoqen dhe u vune gjashte kryetarë.


Pasojat e kesaj politike autoritare ishin jo te vogla, partia u rrudhos. Ne Shkoder, Durres, Fier, Lushnje, Korce, Berat etj., struktura drejtuese e LSI-se, se bashku me mijere anetare u larguan.


Rezultatet e qershorit 2009 ishin ato çka Meta prodhoi gjate ketyre kater viteve. Sot LSI-ja eshte kthyer ne nje garnizon ushtarak.


Meta është dy here humbes i madh: korrrik 2005, qershor 2009. Çuditerisht, sillet i ekzaltuar si triumfator. Vendin e analizes se humbjes se madhe ne zgjedhje e ka zene babezia e emërimeve.


Nga të emeruarit e Metes ne asamble, secili po turret per te marre ndonje thele nga thelat që ua premtoi vetë, apo nepermjet emisareve, nje nate me pare se te mblidhej konventa per te marre vendimin e koalicionit me PD-ne.


I ndodhur në këtë disfate elektorale, Meta shtrëngoi doren e zgjatur të aleatit te tij te fshehte.


Fale pazarit me Berishen ai po mundohet qe para elektoratit te tradhtuar te justifikohet me karten e shmangies se krizes apo pershpejtimin e procesit integrues ne BE. Kjo duket nje menyrë e mire per te fshehur pergjegjesine e tij direkte, referuar faktit qe partia mori vetem 4 deputetë. Gjithsesi, elektorati i majtë, në shumicë eshte i bindur qe Meta në rolin e xholit luan interesat e tij personale dhe aspak ato "kombetare".


Në daljet e tij te shpeshta mediatike, së fundmi Meta e lakon veten edhe si nje njeri me integritet. Natyrisht që në veprimtarinë e çdokujt integriteti presupozon lirine dhe te qenit i pavarur per te marre vendime, por brenda nje force politike, ne marrjen e vendimeve, nuk mund te ruhet integriteti i individit duke shkelur mbi integritetin e te tjereve.


A nuk perben shkelje te hapur te integritetit te te gjitha strukturave drejtuese te LSI-se ne qender dhe baze pranimi i ofertes se Berishes per bashkeqeverisje, vetem nje ore pas daljes publike te ketij te fundit ne TV?!


Ne nje vendim te tille historik te paprecedente, ku po trafikoheshin votat e elektoratit te majte, jo vetem qe duhej marre mendimi i forumeve drejtuese, por edhe nje referendum i anetaresise do te ishte i domosdoshem.


Gjate nje interviste te ketyre ditëve, Meta i meshoi edhe faktit se ai eshte nje njeri me personalitet dhe karakter te fortë.


Natyrisht qe nuk do te kishim te drejte t'ia sillnim ne kujtese z. Meta, ate "fjalor te pasur" te Berishes, te perdorur gjate këtyre viteve, nëse Meta do te qendronte larg tij, i pavarur, ose ne krah te partive te majta ne nje aleance postzgjedhore.


Padyshim që Berisha eshte i pabesueshem ne ato qe thote, por pakti i paprincipte që Meta vulosi me të, pak ose aspak dëshmon "personalitet" apo "karakter të fortë". Përkundrazi, ka domethenien e nje zhburrerimi të qartë, sepse ulja në "prehër" të Berishës, do të thotë pranim i çdolloj retorike fyese dhe kërcënuese.


Si mund te harrohet arsenali i sulmeve te Berishes. Citojmë: "Meta eshte njeriu qe perfaqeson klanin me te rrezikshem te trafiqeve ne Shqiperi, ate te trafikut te droges, te trafiqeve te femijeve dhe te vajzave te mitura.


Me bandat e tij ngjiti Shqiperine ne krye te listes se vendeve te planetit me trafiqet e droges dhe te armeve. Grabitesi i parave te shtetit, ku me korrupsionin e tij ne te gjithe tenderet publike sipermarresit jane te detyruar t'u paguajne qeveritareve te korruptuar te Metes dy here nga 10%. Hajduti i thesarit te shtetit, armiku i dinjitetit te shqiptareve per shkak te trafikimit te femijeve..." (!!) etj., etj.


A mund te behet fjale ketu per integritet apo personalitet të një zv/kryeministri që gëlltit këto pështyma të atij që do ketë tashmë në krye?! Natyrisht qe jo, perkundrazi!
Si do të mund të punojë ky "hajdut", "trafikant droge", "trafikant prositutash" etj., me nje akuzues qe se paku ka mbi vete mekatet e vitit 1997, tragjedine e Gerdecit, vjedhjet periodike të votave etj.?


Apo ndoshta do ta kene me te lehte qeverisjen e perbashket, sepse jane puqur dy politikane qe si virtyt konsiderojne babezine per pushtet, si moral konsiderojne mashtrimin dhe ligesine dhe si integritet pranojne cenimin e integritetit te njeri-tjetrit?! Populli opozitar ende s'e ka thene fjalen e tij te fundit!

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›