Pushimet, shqiptarët hyjnë borxh në banka
Autori i Lajmit: red.
Klientët e bankave kanë zgjedhur overdraftet si një mënyrë për shpenzimet e pushimeve. Drejtuesit e sistemit bankar shpjegojnë se ky produkt, që parashikon dhënien e tri pagave paradhënie është bërë masiv. Vetë bankat kanë pranuar se punonjësit në administratën shtetërore dhe ata në sektorin privat, që i marrin pagat nëpërmjet bankave, po përdorin gjithmonë e më shumë overdraftet. Bëhet fjalë për një produkt bankar që parashikon ofrimin e tri pagave paradhënie në llogarinë personale të klientit. Përfaqësuesit e bankave shpjegojnë se overdraftet po përdoren shumë në këtë periudhë për pushime. Por overdrafti, edhe pse është një produkt që ofrohet nga banka, në bashkëpunim me kompaninë ku klienti është i punësuar, mbetet një borxh personal, për të cilin çdokush që e përdor duhet të interesohet për normat e interesit apo afatet e shlyerjes. Të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend e ofrojnë shërbimin e overdraftit, në kuadër edhe të konkurrencës në sistemin bankar, me qëllim tërheqjen e sa më shumë klientëve.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008