Sëmundje kronike në MSH

Keqpërdorime të parasë publike në Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Klinike Universitare dhe Agjencinë për Pajisje dhe Produkte Medicinale.
Auditori i Përgjithshëm në draftraportin e tij për vitin 2009 ka gjetur shkelje të tmerrshme të parave të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës në këto tri institucione.
1,2 milion euro, 1.8 milion euro e 266 mijë euro janë shuma për të cilat dyshohet se ka pasur parregullsi vetëm në disa nga kontratat e hetuara nga Auditori.
Sipas draftraportit për kontratat për furnizim me pajisje dhe material për rrjetin e avullit dhe nënstacioneve të ujit të ngrohjes sanitare në QKUK në vlerë 1.804,698 euro, kontrata për aklimatizimin dhe ventilimin e sallave të operacioneve në QKU në vlerë pre 1,221,675 si dhe kontrata për furnizimin me pajisje medicinale në shumë prej 266, 449 euro, dyshohet se ka pasur parregullsi.
“Nga auditimi i këtyre lëndëve kemi vërejtur se për këto investime kapitale janë nënshkruar kontratat para zotimit të mjeteve”, thuhet në draftraport.
Gazeta ka siguruar këtë draftraport nga burimet e saj ku keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit në këto tri institucione janë mjaft shqetësuese për auditorët e përgjithshëm.
Në Klinikën e Oftalmologjisë, sipas këtij draftraporti, thuhet se zyrtarët e QKU-së për vendosjen e dyshemesë për këtë klinikë nuk kanë hapur fare tender, vlera e të cilit sillet diku rreth 9 mijë euro.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...