Portabiliteti i numrit falas, procedura përfundon brenda tre ditëve nga aplikimi
gjithë hapat proceduralë për portabilitetin e numrit. Këshilli Drejtues ka miratuar edhe Dokumentin me Termat Teknike dhe Komerciale, që qartëson plotësisht kuadrin që do të mundësojë portabilitetin. Sipas ligjit për Komunikimet Elektronike të miratuar në maj të vitit 2008, portabiliteti i numrit duhet të ishte mundësuar brenda majit të vitit 2009. Por ndryshimet në krye të AKEP dhe vështirësitë e shumta teknike bënë që procesi të zgjatej jashtë parashikimeve ligjore. Sipas AKEP operatori marrës është i detyruar ti njoftojë çdo numri që thërret një numër të bartur, përpara kryerjes së thirrjes faktin që ky numër është bartur dhe operatorin ku është bartur. Kjo është e detyrueshme të bëhet për shkak të transparencës në tarifimin e klientëve, sepse dihet që thirrjet drejt rrjeteve të ndryshme kanë çmime të ndryshme. Ende nuk ka një afat të qartë për implementimin e plotë të kësaj rregulloreje dhe mundësimin e bartjes së numrit, megjithatë sipas AKEP gjithçka do të jetë gati mes fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit të ardhshëm. Ligji i komunikimeve elektronike i përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, paraqiti një sërë rregullash të reja për këtë treg. Sipas ligjit, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve zëvendësohet me një institucion tjetër, që është Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE). Në këtë projekt, parashikohet që të ketë një metodike të re për përcaktimin e operatorëve me fuqi në treg. Projekti përcakton që të hiqet pozita me fuqi në treg (FNT) e një operatori që ka më shumë se 24% të tregut, që përcaktohej sipas ligjit të vjetër dhe futet koncepti i ri, ku një sipërmarrës do të konsiderohet se ka FNT, nëse i vetëm ose së bashku me të tjerë zotëron një pozitë të tillë ekonomike, që mundëson një zgjerim të ndjeshëm dhe të pavarur nga konkurrentët, klientët apo përdoruesit përfundimtarë.