Porti dhe spitali i Durrësit në karantinë për gripin e derrit
24/07/2009 Mjekët ekspertë dhe strukturat e shëndetësisë vihen në alarmin e kuq
Pas evidentimit të rastit të parë të gripit të derrave në Shqipëri, në gjithë pikat kufitare është vënë alarmi. Kjo duke nisur edhe nga fakti se mbërritja e turistëve rrit edhe më shumë mundësinë e përhapjes së këtij virusi.
Porti
Dy dhoma në portin e Durrësit, një anë e një pavijoni të infektivit në spitalin e Durrësit dhe disa dhoma në repartin e pranimit në pediatri e patologji janë transformuar në karantinë për të pritur të gjithë personat e rriskuar nga virusi i gripit të derrit A/H1N1. Një masë e tillë është marrë nga autoritetet lokale të portit, kapitanerisë dhe shëndetësisë sapo janë identifikuar rastet e para në Durrës e të prekurve nga virusi vdekjeprurës. Qyteti bregdetar ka një port detar dhe një port ajror si korridore nga ku mund të vijë i infektuari me gripin e derrave, por nga ana tjetër ndërtimi i karantinës si në port edhe në spital ka të bëjë edhe me fluksin shumë të madh të emigrantëve apo shtetasve të huaj që hynë e dalin në qytetin bregdetar. Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Anila Godo, së bashku me drejtues të shërbimit spitalor, të epidemiologjisë, higjienës dhe autoritetet portuale kanë inspektuar dje sheshin e trageteve si dhe mjediset ku do të qëndrojnë të izoluar të dyshuarit apo të prekurit nga gripi i rrezikshëm. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka inspektuar fillimisht masat e marra për virusin e gripit të derrave portin e Durrësit dhe më pas spitalin rajonal të qytetit.
Ministrja
Paradite Godo ka parë mënyrën e përpunimit të udhëtarëve, të cilët kanë lundruar nga Bari me tragetin “Athens”, qytetarë të cilët kanë thënë se as në portin italian dhe as në traget nuk janë ndier të shqetësuar lidhur me kontrollin për gripin e derrit. Sipas tyre askush nuk i ka pyetur dhe as nuk u ka shkuar në kabinat e tragetit apo në mjediset e ndenjes në traget për të pyetur nëse kishin shqetësime shëndetësore. Ndërsa kjo është dukur si mungesë interesimi, ministrja Godo ka pohuar se “Gjendja gripale e të prekurit shfaqet lehtësisht dhe nuk është e nevojshme për të pyetur udhëtarin pasi kjo do të krijonte stres dhe panik ndër ta”. Në port mësohet se janë vendosur 3 mjek, të cilët shkojnë në traget së bashku me grupin e praktikës para se trageti të nisë përpunimin. Atje ata marrin të dhëna nga mjeku i tragetit dhe koordinohen punët. Dy dhomat e qëndrimit të përkohshëm në port janë cilësuar të mjaftueshme për karantinë provizore, pasi të dyshuarit më pas transportohen me autoambulancë në repartin e infektivit në spitalin rajonal. Godo është shprehur se “sistemi ynë shëndetësor i instaluar në pikat kufitare është në gjendje të përballojë çdo situatë të tillë”, ndërsa ka deklaruar se vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë përjashtim nga vendet e tjera lidhur me mundësinë e përhapjes së gripit të derrit apo edhe importit të këtij virusi nga emigrantët dhe shtetasit që hynë në pikat kufitare. Godo ka kërkuar që personeli i shërbimit të vendosë garzat dhe të punojë me masat parandaluese të infeksionit duke u kërkuar drejtuesve të portit e të spitalit vëmendje të veçantë.
Dyshimet, 8 raste me virus
Është deklaruar tashmë zyrtarisht se në Durrës janë shfaqur 8 raste të të prekurve nga gripi i derrit. Konfirmimi ka ardhur nga drejtues të shërbimit të infektivit dhe janë pranuar edhe nga ministrja Anila Godo në kohën e inspektimit të mjediseve. Rasti i parë është shfaqur dy ditë më parë, por pas analizave që u janë bërë pacientëve dhe përgjigjeve të ardhura nga Tirana zyrtare thuhet se vetëm katër prej tyre i janë nënshtruar karantinës. Shefja e repartit të infektivit Nadire Jani ka thënë se të prekurit janë të moshës së re të moshës së mesme, por pa bërë të ditur identitetin e tyre. Një vajzë, e cila dyshohej si e prekur nga AH1N1, ka rezultuar me infeksion në veshka kurse 3 qytetarë të tjerë kanë lënë spitalin 24 orë pasi ishin izoluar. Kështu vetëm 4 persona kanë mbetur nën mbikëqyrjen e fortë e të pandërprerë të mjekëve infeksionist. Burime nga brenda spitalit të Durrësit thonë se të katër janë deklaruar të prekur me këtë virus. Njëri është banor i Rrogozhinës dhe 3 të tjerë nga qyteti i Durrësit. Shërbimet e infektivit kanë bërë të ditur se janë kthyer përgjigjet nga laboratori i certifikuar për rastet e mësipërme dhe këta shtetas kanë dalë pozitiv. Në gatishmëri janë vënë edhe repartet e pranimit. Në të hyrë të urgjencës së Durrësit është krijuar një dhomë izolimi për personat që shfaqen me simptoma të gripit. Pasi vendosen aty përkohësisht, ata kalojnë nga një korridor i izoluar drejt repartit infektiv duke përshkuar afro 200 metër rrugë pa kontaktuar me personelin e spitalit, apo njerëz që ndodhet aty rastësisht. Në të njëjtën kohë shefat e shërbimeve mblidhen çdo mëngjes për të raportuar situatën në 24 orët e fundit. Dyshimet e para që vinë nga personeli i mesëm apo ai i lartë në takim me pacientë dhe familjarë raportohen në pak minuta sipas një qarkoreje të brendshme që ka lëvizur në të gjitha repartet dhe pavijonet.