E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen shkeljet dhe abuzimet në administratë

24/07/2009  Auditi i Brendshëm i prefekturës Fier

Kontrolli i Auditit të Brendshëm të prefekturës së Fierit zbulon dhjetëra shkelje financiare në njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Fier. Sipas përgjegjësit të zyrës së Auditit të Brendshëm në prefekturën e Fierit, Dervish Bare, nga kontrolli në 11 njësitë vendore janë zbuluar 590 persona dhe subjekte ku janë evidentuar shkelje në dëm të shtetit më vlerën prej 14 milionë lekësh të reja. Sipas Bares, në 40% të rasteve e përbëjnë shkeljet në evazion fiskal, pagat dhe dietat si dhe prokurimet publike.

“Janë realizuar kontrolle nga ana e Auditit të Brendshëm në prefekturën e Fierit”,-ka thënë Bare, në 11 njësitë e qeverisjes vendore. Po kështu janë bërë kontrolle tematike dhe 10 investigime në total. Si 6 mujor shënohen 597 persona me shkelje dhe dëm ekonomik rreth 14 milionë lek të reja. Flasim për komuna dhe institucione”.

Por edhe kontrolli i Auditit të Brendshëm në prefekturë nuk është mjaftuar edhe me konstatime, por ka dhënë masa me gjoba për 48 persona si dhe për 88 të tjera masa administrative. 4 raste largim nga puna si dhe 28 të tjerë për heqje disiplinore. Sipas përgjegjësit të Auditit të Brendshëm të prefekturës Fier për këtë 6 mujor vihet re ulja e nivelit të abuzimit në krahasim me vitet e shkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›