Porti e plazhet nën kontroll të Inspektoratit të Ushqimeve
27/07/2009 Stina e verës rrit nivelin e gatishmërisë, asgjësohen mallrat e skaduara
Inspektorati Ushqimor pranë Drejtorisë rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit ka nisur prej disa javësh kontrollin në pikat e cilësuara të nxehta lidhur me kontrollin e cilësisë dhe standardit të produkteve. Ardhja e stinës së verës dhe fillimi i periudhës së pushimeve në rërën e detit ka shtyrë Inspektoratin Ushqimor në Durrës të ndjekë dhe të ketë informacion të plotë për cilësinë e ushqimeve që i afrohen konsumatorit pushues dhe atij qytetar në Durrës. Drejtori Jonuz Tafili ka pohuar se vetëm në 40 ditët e fundit, duke nisur nga fillimi i qershorit dhe deri më 10 korrik janë ushtruar 525 kontrolle si dhe janë marrë dhjetëra mostra për realizimin e analizave në laborator. “Objekt kontrolli janë restorantet, punishtet e prodhimit të ëmbëlsirave, fast-food, linjat e prodhimit të qumështit etj. Vetëm për kontrollin e pikave të tregtimit të produkteve blegtorale janë caktuar 2 inspektorë nga DBU. Nga ana tjetër 6 specialistë të saj si veteriner, agronom e specialistë të ushqimit qëndrojnë në port dhe së bashku me doganën e tatimet kryejnë të gjitha procedurat e kontrolli të produkteve që importohen apo eksportohen. “Durrësi ka një laborator shumë cilësor të financuar nga BB dhe që ka certifikatën e ISO 9001/ 2001. Kjo bën të mundur kryerjen e analizave të njëjta me ato të laboratorëve evropiane dhe certifikata e lëshuar nga laboratori ynë njihet nga vendet e BE-së”,-u shpreh Tasfili. Mbipopullimi i zonës bregdetare nga Gjiu i Lalësit, në Shën Pjetër, Hamalle, Rrushkull, Porto Romano, Currila, PLazhi i Madh, Shkëmbi i Kavajës, Golem dhe deri në kufi me Kavajën, ka shtyrë inspektoratin të përqendrohet pikërisht në këtë zonë. Sipas drejtorit të DBU-së nuk ka lokal, restorant, fast food apo dyqane që tregtojnë produkte ushqimore e shtazore të painventarizuar në formularët e DBU-së. Durrësi ka pak kombinate të prodhimit të ushqimeve dhe kryesisht të përpunimit të rrushit, ndërsa disa të tilla për ambalazhim të orizit, sheqerit, ujit të Qaf Shtamës, kafesë etj. Tafili është deklaruar se bashkëpunimi me Inspektoratin e Higjienës dhe Tatimet ka qenë në nivelet e duhura. Nga mesi i muajit janar dhe deri në fund të qershorit janë realizuar 2570 kontrolle. Etiketa në gjuhën, afati skadencës, cilësia e produkteve, pijet, certifikata e origjinës së lëndës së parë, leja e ushtrimit të profesionit, kushtet higjieno-sanitare të kombinateve e lokaleve kanë qenë disa nga pikat e vendosura në krye të planeve të kontrollit. Ruajtja dhe magazinimi i lëndës së parë ka qenë ndër më të kontrolluarat duke ndikuar në këtë mënyrë të uljen e ndjeshme të statistikave të helmimeve nga ushqimet. Specialistët kanë asgjësuar 3193 kv ushqime të llojeve të ndryshme. Pijet alkoolike, çokollatat, kremrat, pastat, biskotat, sallami, kosi i frutave përbëjnë sasinë më të madhe të produkteve të asgjësuara. Vendi ynë eksporton peshk, bime medicinale dhe vezë të gjitha të standardeve të caktuara, ndërsa drejtori DBU-së ka thënë se situata e tregut cilësor në vijën bregdetare është në parametrat e duhura. Ky institucion i ka kërkuar bashkive e komunave të qarkut të tregojnë kujdes me pikat e tregtimit të bulmetit, mishit dhe të linjave të bukës. Periudha aktuale favorizon sëmundjen e patates tek buka, e cila vjen nga mungesa e ajrimit dhe fermentimi i pakontrolluar i miellit në furra. Afro 70 furra që prodhojnë lloje të ndryshme buke dhe dhjetëra punishte të tjera të gatimit të brumit.