E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet ne lume

Dje mu kujtua nje skene nga vitet 2000 kur nje komisar policie ne Elbasan Edmond Koseni u shfaq buze nje lumi ndoshta Shkumbinit per te djegur drogen qe kish kapur. Ishte sa banale aq dhe autentike e gjithe perpjekja e tij per tu distancuar nga droga. Mizanskena qe kish ndertuar ne mendje ishte gjithmone nje lume qe merrte me vete te keqen dhe lante komisarin.


Lajmi i djeshem se KQZ nisi te djege fletet e votimit buze nje lumi tek nje lendine ku hidhen inertet ma riktheu ne mendje ate shijen e vulgaritetit qe me ka pas lene dikur gjesti i komisarit. Tani per fletet e votimit nuk flitet me politikisht. Nuk flitet me per vleren e tyre politike qe ka te beje me rotacionin e pushtetit. Nuk flitet as per vleren e tyre faktike qe ka te beje me fshehjen e krimit. Ne koshiencen e pushtetit ato jane nje lende narkotike qe ka helmuar shpirtin e kundershtareve te tyre dhe per kete duhen djegur diku buze nje lumi afer nje guroreje qe te mos i shohe njeri.


Pak a shume si droga e Kosenit pak a shume si ekzekutimet pa gjyq dhe mbi te gjitha si nje gjest qe buron nga subkoshienca e dikujt qe i trajton ato si fakt kriminal.
U bene 20 vite qe une jetoj ne pluralizem dhe nuk e di se ku jane djegur me pare fletet e votimit por nese do te me kishin pyetur kurre nuk do ti perfytyroja te digjeshin buze nje lumi ne nje lendine si per ta marre te keqen dikush me vete.


Edhe nga ana ekologjike nje shtet qe nuk di te djege nje dokument te tij deshmon thelbin e vet primitiv. Administrata edhe ato me te prapambeturat ne bote kane makinat e tyre dhe procedurat korrekte si ekologjike ashtu dhe administrative te asgjesimit te dokumenteve. Askund nuk kam degjuar qe ato ekzekutohen buze nje lumi si Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu qe mezi ju gjeten eshtrat buze Erzenit.


Subkoshienca e krimit qe fle ne mendjen e shefit te shumices se dyshimte ne vend nderton pa dashje tek gjithe vartesit e vet dhe skenen kriminale te asgjesimit te provave te krimit.


Fletet e votimit po zhduken si droge e kapur pa leje. Me nje vendim prej kacakesh kater anetare te KQZ-se kane vendosur qe te hidhet benzine mbi zjarrin e ndezur nga opozita. Tashme ata qe kane fiksim kutite dhe fletet nuk jane me opozitare por pjese e shumices. Ata nuk duan te degjojne me fjale te tilla. Nuk duan te shikojne me flete.


Nuk duan te kete asnje dyshim se ata i kane fletet ne zyrat e shtetit. Jo Ato do te digjen nuk e di pse per dy muaj rresht sic ka thene KQZ-ja por e sigurt eshte qe do te digjen buze nje lumi. Aq shume me ka tronditur ky detaj sa dhe sikur te me thoshin qe fletet do te rinumerohen buze nje lumi do te rreqethesha. Sa here shkoj ne jug dhe ne vendlindjen time shikoj Vjosen e fryre qe bie plastmase dhe mbeturina qe dhe ato pak qyteza qe jane buze saj i hedhin ne lume. Sa here del Semani dhe Shkumbini shikoj Fierin dhe Rrogozhinen qe mbulohet me plastmase.


Sa here del Mati shishet plastike dhe plasmanet mberrijne deri ne Dubrovnik. Primitivizmi shqiptar i hedhjes se plehrave ne lume duket se tashme eshte bere dhe arsyetim shteteror. Me apo pa dashje qeveria do qe shqiptaret ta besojne se po e djeg te keqen po i heq xhindet qe ka brenda vetes dhe po i hedh ne lume.


Ne kete rast eshte zgjedhur Erzeni nje lum i paqme i vogel i paster deri pa ju afruar Tiranes dhe i piste e i ndyre deri sa derdhet afer Gjirit te Lalezit ku Sali Berisha dhe e bija po ndertojne parajsen e tyre te re me paret e vjedhura nga shqiptaret. Nuk di nese Ristani e zgjodhi rastesisht kete lume per te hedhur fletet e djegura aty por ne i shpetofte dot ndonje pa djegur dhe ti shfaqet Familjes ne Gjirin e Lalezit ka per tu prodhuar ndonje skene makbethiane. Subkoshienca kriminale e hedhjes te se keqes ne lume qofte ky pleh plastmas leter hi apo droge eshte tashme mentalitet shteteror.


E di qe shume lexues do me marrin per te lajthitur qe une vajtoj ndotjen e mjedisit dhe jo zhdukjen e fakteve kriminale. Por nuk kam rruge tjeter. Nje krim provohet qe eshte krim me koshience dhe nga menyra si kryhet. Edhe menyra se si po i zhdukin fletet e votimit eshte banditeske vulgare primitive njesoj si vjedhja e tyre. Edhe kjo eshte nje prove me shume qe ata po zhdukin nje mall te vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›