Porti i Durrësit, fluks udhëtarësh gjatë gushtit

Ndërsa sezoni turistik ka arritur pikun e tij, vazhdon me intesitet ardhja e emigrantëve drejt portit më të madh të vendit. Sipas burimeve portuale mesatarisht rreth 5 mijë pasagjerë në ditë dhe rreth 6 mijë në fundjavë zbarkojnë përmes këtij porti, në terminalin e ri të pasagjereve.
Pjesa dërmuese e tyre janë emigrantë nga Shqipëria të punësuar në Itali, apo vende të tjera të perëndimit, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas shqiptar nga Kosova që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë, e fare i vogël është numri i turistëve të huaj që vijnë për pushime në vendin tonë.
Në mikrofonin e Oras News emigrantët shprehin emocionet e tyre pas rikthimit në Shiqipëri, duke deklaruar se preferencat e tyre për pushime janë në atdhe.
Autoriteti portual ne Durres dhe policia kanë marrë masat për përballimin me sukses të këtij fluksi, i cili në krahasim me vitin e kaluar duket se është në të njëjtat parametra.