E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e zjarreve, më pak vatra të regjistruara

Sipërfaqe të tëra të territorit malor në vend në veri e në jug janë përfshirë nga flakët, e megjithëkëtë situata është nën kontroll. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laci, thotë se po punohet me shuarjen e flakëve në zonat e rrezikuara.

Por nga ana tjetër ai thekson faktin se këtë vit zjarret kanë qenë më të pakta se sa një vit më parë dhe për këtë situatë thotë ai ka ndikuar edhe vendimi i qeverisë për kalimin nën administrimin e pushtetit lokal të pyjeve.
 

Përvec temperaturave të larta, të cilat kanë shkaktuar rënien e zjarreve dhe shkrumbimin e territoreve malore, Laci pohon se ka patur edhe zjarrvënie të qëllimshme. Në këto raste ai thotë janë marrë masat e duhura dhe janë bërë arrestimet e personave përgjegjës.
 

Kreu i Shërbimit Zjarrëfikës thotë se janë vënë në dispozicion të mbajtjes në kontroll të situatës të gjitha kapaciteteve të nevojshme të këtij shërbimi. Laci thotë se puna po organizohet edhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, ndërsa pohon se për shuarjene flakëve nga ajri është kërkuar ndihma e vendeve fqinje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›