"Mobilim" trotuareve te Unazes
Pervec rikonstruksionit te krejt aksit te Unazes, bashkia e Tiranes ka menduar ta perfeksionioje kete investim, duke lyer fasadat dhe duke "mobiluar" dy anet e trotuarit. Me konkretisht, projekti qe do te vazhdoje intensivisht edhe ne vitin 2009, parashikon qe te dy anet e Unazes te marrin nje dimension te ri si nga ana estetike, ashtu edhe te vlefshme per qytetaret.
"Mobilimi"
Sipas bashkise se Tiranes, projekti per mobilimin urban do te shtrihet gjate gjithe aksit te Unazes. Me konkretisht, ai parashikon "veshjen" e te dyja aneve te trotuarit me elementet e nevojshem urbane qe edhe duken bukur dhe njekohesisht u vlejne qytetareve per shume funksione. Behet fjale per peme te ndryshme dekorative, stola per kalimtaret, kosha plehrash per te shmangur ndotjen e mjedisit dhe shtrate gjelberimi ose gjelberim te trotuarit. Nje element tjeter i rendesishem qe perfshihet ne projektin e "mobilimit" urban eshte edhe vendosja ne dy anet e trotuarit, fiksuesit apo parkuesit te bicikletave. Gjithashtu, ne projektin ne fjale do te trajtohen ne menyre te vecante te gjitha ato pjese trotuari me siperfaqe me te zgjeruar se trotuari aktual dhe qe ndodhen ne pozicione te posacme urbane. Te tria keto hapesira jane trajtuar jo si lulishte, por si sekuenca urbane ku elementi veshes, eshte serish siperfaqe e forte betoni, i derdhur me nje dizenjo te vecante qe krijon uniformitet dhe vijueshmeri. Ne to do te vendosen elemente urbane, si stola, peme qe krijojne hijen e duhur ne afersi te stolave, vazo lulesh me funksionin dyfish, te stolit dhe mbajtes gjelberimi, ndricues urbane si edhe te gjithe elementet e duhur, per krijimin e xhepave clodhes pergjate trotuarit, si per kalimtarin e radhes, ashtu edhe per banorin e zones aty prane.
Fasadat
Nje rendesi i vecante do t'i kushtohet edhe restaurimit dhe lyerjes se fasadave pergjate Unazes, si aksi kryesor i Tiranes. Ne fakt, rikualifikimi urban i Unazes konsiston ne tre projekte te vecanta qe jane: Rikualifikimi i fasadave pergjate Unazes, restaurimi dhe lyerja e fasadave si dhe rikualifikimi i disa shesheve ose hapesirave urbane, dhe mobilimi urban i saj. Gjithashtu, do te trajtohen edhe hapesirat e mbetura te patrajtuara ose boshlleqet e krijuara midis vijes se fundit te trotuarit dhe vijes kufizuese te pallateve. Sikurse mesohet, vlera e investimeve per kete objekt i ka kushtuar buxhetit te bashkise se Tiranes 98 milione leke. Situata e meparshme e pallateve pergjate unazes linte shume per te deshiruar, pasi mbi to nuk ishte vene dore qe prej kohes qe jane ndertuar. Pamja e re e tyre do te jete shume interesante