E Enjte, 5 Nëntor 2026

Porti i Durrësit “kapërcen” pandeminë,rriten volumet dhe të ardhurat me 9% më shumë gjatë vitit 2021

Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese  që ky port ofron në kushtet aktuale, atë të 5 milionë tonë/vit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës  janar- dhjetor 2021 në Portin më të madh në vend janë përpunuar 4,438,611 tonë mallra, 9% më shumë se në vitin 2019, përpara pandemisë. Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të APD-së,  që për vitin kalendarik 2021 kanë arritur në  afro 3 miliardë lekë ose 48 %  më shumë se 2019 dhe 12 % më shumë se ne 2020.

Sipas të njëjtit burim mirëadministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej  indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend. 

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›