E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit pa terminal

Pikat e kalimit kufitar vazhdojnë te jene te mundimshme për emigrantet qe këtë periudhe kane nisur te kthehen ne vendet ku jetojnë e punojnë. Por krahas vonesave te procedurave dhe radhëve te gjata, emigrantet qe largohen nëpërmjet portit te Durrësit ankohen për kushte te këqija. Mungesa e një terminali i ka detyruar emigrantet qe t'i fryjnë procedurat ne mes te te ftohtit dhe pa asnjë kusht. E gjithë kjo situate vjen për shkak te punimeve ende te papërfunduara ne terminalin e pasagjereve. Firma qe ka marre përsipër ndërtimin e kësaj vepre duhet te kish përfunduar punimet ne dhjetor te 2010. Ndonëse ne kushte te vështira, ne 24 orët e fundit nga porti i Durrësit kane ikur rreth 3 mije persona. Me e qete situata paraqitet ne piken doganore te Kakavijës dhe Kapshticës. Me mbarimin e ditëve festive, pala greke ne Kapshticë ka shtuar edhe një sportel tjetër, gjë qe ka ndikuar ne rënien e fluksit. Ne 24 orët e fundit nga pika e kalimit kufitar te Kapshticës dhe Kakavijës kane dale rreth 10 mije shtetas.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›